EDITORIAL
Që nga nisja e Foltores e deri më sot demokratët nuk janë më të njejtë. Nga humbja dëshpëruese në zgjedhjet e 25 prillit, ku koka e ulru e demokratëve kapi fundin, u desh entuziazmi i një lëvizje si ajo e iniciuar nga Sali Berisha për ti thënë demokratëve: Ndal, ngrijeni kokën, ju jeni forca politike që i keni dhënë këtij vendi kaq shumë; që nga demokracia e deri të drejtat themelore të individit.
Padyshim humbja në 25 prill sic po vërtetohet nga dita në ditë më shumë se sa një humbje e PD-së duket një dështim i radhës i Lulzim Bashës për ta sjellë këtë parti në pushtet. Nën drejtimin e tij, PD ka siguruar vetëm humbje, dhe ëto jo vetëm në fushën e betejës.
PD ka humbur gjithashtu edhe nga ADN-ja e saj. PD e Bashës u kthye në një parti pa shtyllë kurrizore, ku u fashitën vlerat e tabani i demorkatëve, ndërsa u përqafuan rryma që më së shumti përngjasojnë me ato të socialistëve.
Berisha ka paraqitur para demokratëve një projekt madhështor që synon jo vetëm ringritjen e PD-së, por rithemelimin e saj. Pra zgjidhje n e problemit që në gjenezë.
“Ne do bëjmë gjithçka, që kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme të mos jetë kryetar. Këto janë praktikat më të mira të vendeve demokratike. Nuk votohet tjetri se është më i miri. Ne do të vendosim që edhe kryeministri, për t’u bërë kryeministër, duhet të votohet në primare. A e dini ju që kjo parti, kryeministrin e parë e ka përzgjedhur në votim me dy kandidatura në Këshillin Kombëtar? Po. Ne do e bëjmë më demokratike.
Ndaj në 11 dhjetor Kuvendi ka një detyrë tepër të rëndësishme. Ai do jetë nismëtari i PD-së së rithemeluar, e cila do ti afrohet vlerave tradicionale të saj, duke u përafruar me partinë repulikane në SHBA. Konservatorizmi do jetë në thelb të PD-së së re, e cila me shumë gjasë, do të mund të rikthehet në pushtet mjaft shpejt. Më shpejt se sa e pret Edi Rama, pasi në krye të saj nuk do jetë më partneri i pazareve politike Lulzim Basha.




