U dhunua nga policia në protestë/ Flet motra e të riut: Pësoi fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

U dhunua nga policia në protestë/ Flet motra e të riut: Pësoi fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë

Motra e Muhamet Skanës, të riut që u rrëzua në tokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me shkop gome gjatë protestës studentore, ka reaguar për gjendjen e tij shëndetësore, duke zbuluar dëmtimet e pësuara.

Përmes një mesazhi, ajo bëri të ditur se mjekët kanë konstatuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe dëmtim në kafkë. Ndërkohë, familjarët, mes tyre nëna, babai dhe motrat, po qëndrojnë pranë të riut, ndërsa shpresojnë për përmirësimin e gjendjes së tij. “Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të”, shkruan motra e tij.

Ajo falënderoi të gjithë personat që janë interesuar për gjendjen e Muhametit, duke thënë se në këto momente familja ka nevojë për lutjet e tyre. Në të njëjtën kohë, ajo paralajmëroi se do të ndjekin rrugën ligjore për të kërkuar përgjegjësi për ngjarjen. “Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim. Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish”, thuhet në mesazhin e saj.

Share it :