Zbardhen 13 amendamentet e opozitës në Kuvend/ Amnisti fiskale, rikthimi i TVSH-së 10 për qind, reforma në pensione e çmimi i energjisë

foto-kuvendiDeputetët e Kuvendit të Shqipërisë u përfshinë dje në debate të ashpra lidhur me programin e punës për tri javët e ardhshme, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës propozuan edhe disa amendamente. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi dje 13 amendamente për programin e punës së Kuvendit, ndërkohë që shumica parlamentare votoi me votat e saj kalendarin e punimeve. Pas debateve opozita braktisi votimin, edhe në kuadër të marrëdhënieve të kushtëzuara që ka vendosur me mazhorancën qeverisëse. Në 13 amendamentet e opozitës flitet për përfshirjen në programin e punimeve të amnistisë fiskale, mosrritjen e çmimit të energjisë, anulimi i vendimit për lirimin e kryeinspektores së ILDKP-së, rikthimi i tatimit në masën 10 për qind, diskutimi i reformës së pensioneve, raportimi i ministrit të Brendshëm etj.

 

Amendamentet e opozitës:

1-         Diskutimi për përfshirjen në programin e punës së Komisionit për Çështjet Ligjore të detyrimit të Ministrit të Drejtësisë për raportim lidhur me hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë dhe Strategjisë për garantimin e sigurisë juridike.

2-         Diskutim për përfshirjen në programin e punës së Komisionit për Çështjet Ligjore të mënyrës për garantimin e mosndërprerjes së mandatit të titullarëve të institucioneve të pavarura kushtetuese ose të krijuara me ligj.

3-         Anulimi i vendimit për lirimin dhe emërimin e Inspektorit të ILDKPKI-së.

4-         Diskutim për përfshirjen në programin e punës së Komisionit për Ekonominë të raportimit të Ministrit të Financave për efektet negative të rritjes me 50% të tatim mbi fitimin për industrinë prodhuese, si dhe rikthimin e tatim fitimin në masën 10%.

5-         Diskutim për përfshirjen në programin e punës së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese të gjetjes së mekanizimit për ndalimin e rritjes së cmimit të energjisë elektrike dhe mosfaturimit afrofe.

6-         Amnistia fiskale.

7-         Heqja nga programi i punës së Kuvendit i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Nëpunësi civil”.

8-         Përfshira në diskutim në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Raportit mbi detyrimet e prapambetura të dorëzuar nga DELOITTE, sipas detyrimit të vendosur nga ligji.

9-         Diskutimi për përfshirjen në programin e punës së Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese dhe Komisionin e Ekonomisë të raportimit të Ministrit të Transporteve mbi mundësinë e ndryshimit në ligjin për transportin rrugor lidhur me zgjidhjen e problematikës së taksive 8+1.

10-      Diskutim për përfshirjen në programin e punës së Komisionit të Sigurisë të raportimit të Ministrit të Brendshëm mbi nevojën për vendosjen e Moratoriumit për ndalimin e skafeve për një periudhë 1-vjeçare.

11-      Përfshirja në programin e punës së Komisionit të Ekonomisë të raportimit të Ministrisë së Financave lidhur me procesin e dëmshpërblimeve të ish të përndjekurve politik.

12-      Përfshirja në programin e punës së Komisionit për Çështjet Sociale të raportimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, lidhur me nismën e shpallur nga qeveria për reformimin e sistemit të pensioneve.

13-      Përfshirja në programin e punës së Kuvendit të raportimit të Kryeministrit mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian.

Share it :