Videoklipi i ri i Justin Timberlake është censuruar nga Youtube ditën e mërkurë, pasi ka shkelur rregullat e nudizmit. Këngëtari 32-vjeçar postoi një mesazh në Twitter duke paralajmëruar për kujdes fansat e tij: “Shikojeni videon e re të këngës ‘Tunnel Vision’ dhe bëhuni gati… është eksplicite”. Në videoklip shihen shumë modele gjysmë të zhveshura, të cilat mbulojnë pjesët intime me duar. Kënga “Tunnel Vision” është e treta e albumit të ri të Justin Timberlake me emrin “The 20/20 Experience”, por ajo që mbetet e rëndësishme në këtë drejtim është fakti se ai është censuruar. Kjo, edhe për shkak të censurimit që i është bërë videos, ndërsa një pjesë e madhe e fansave janë shprehur kundër vendimit të Youtube-it për të hequr videon.




