Vildane Zeneli “ka harruar” ku i ka lënë bikinit, duke pozuar me gjoks të mbuluar me duar. Edhe pse ka harruar “bikinit”, ajo nuk ka harruar të bëjë atë që di më së miri, t’i postojë fotografitë në rrjetet sociale për të “ndezur” fansat e saj. Modelja shqiptare, e cila së fundmi ka lançuar edhe karrierë muzikore, njihet për fotografitë e saj të shpeshta nudo dhe provokimet që i bën në rrjetet sociale. Dhe këtë e ka bërë sërish dje, duke postuar një foto ku tregon gjoksin e pambuluar. “Ku e kam sutienen”, – ka shkruar bukuroshja sipër fotografisë së publikuar në rrjetet sociale. Nëse dikush e gjen, bëjani të ditur në faqen e saj në “Facebook”…
Albërie Hadërgjonaj dhe Gëzim Nika e “kallin” atmosferën
Aty ku është atmosfera është edhe Albërie Hadërgjonaj e përkrah saj është edhe këngëtari Gëzim Nika. Së fundmi, Albëria së bashku me Gëzimin janë përkujdesur për atmosferën e një dasme, ku edhe fotoja dëshmon për disponimin e mysafirëve. Vlen të theksojmë se dasmat dhe ahengjet e ndryshme janë një biznes i mirë i këngëtarëve shqiptarë.
Elvana me këmbët e gjata
Elvana Gjata vazhdon ta ruajë formën e shkëlqyeshme fizike. Këngëtarja shqiptare e tregon atë gjatë të gjitha koncerteve që merr pjesë. Elvana Gjata është njëra prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare, por edhe më seksi, po ashtu. Përpos hiteve që sjell kohë pas kohe, ajo poston edhe fotografi ku duket mjaft tërheqëse për meshkuj.
Tuna në Xhamajkë, viziton mauzoleun e Bob Marley-t
Të shkosh në Xhamajkë dhe të mos e vizitosh mauzoleun e Bob Marley-t?! Prandaj këngëtarja shqiptare nga Shkupi, Altuna Sejdiu, e cila ka udhëtuar për pushime në Xhamajkë bashkë me Cozmanin, e ka shfrytëzuar rastin të vizitojë monumentin kushtuar këngëtarit që ndërroi jetë në vitin 1981. Por Tuna, përveç vizitës së veçantë, ka shijuar edhe plazhet ekzotike të zonës.
Afërdita vjen me foto të reja
Modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, është shumë aktive sa i përket profesionit të saj të modelimit. Udhëtime të shpeshta, angazhime të shumta, ajo së shpejti do të sjellë edhe foto-sesionin më të ri. Në rrjetet sociale, bukuroshja ka postuar disa fotografi si paralajmërim i sesionit të fotove që do të vinë në vazhdim. Ndonëse sprovoi veten në këngë dhe së fundi edhe në prezantim, Afërdita kuptoi se puna që bënë më së miri është ajo e modeles. Ndryshe, edhe jeta e saj sentimentale është si më mirë, pasi pranoi haptas se është e dashuruar dhe ndihet e lumtur përkrah hokeistit çek, Jakub Kindl.
Dhurata, seksi dhe elegante
Dhurata shumë herë ka ditur ta gjejë veten në ballinat e revistave të ndryshme vendore, ashtu sikurse edhe portaleve, për dukjen e saj shumë seksi dhe joshëse. Dhe, për po të njëjtat arsye ajo sërish gjendet në magazinën tonë. Dhurata ka gjetur që ditën mjaft të bukur dhe me diell, ta përfundojë buzë perëndimit të tij. Në “Instagram” ajo ka treguar se është në formën e saj jetësore. 21-vjeçarja ka zgjedhur një veshje ngjitur për trupin e saj, krahas bukurisë që reflekton perëndimin e diellit nga zyrat e kompanisë “Elephant”, mjedis që këngëtarja publikisht e ka shprehur si të preferuarin e saj. Dhurata pritet që së shpejti të publikojë albumin e saj të ri, i cili do të titullohet sikur emri i saj “Dhurata”, teksa njihet si një prej atyre pak këngëtareve që duket natyralisht bukur edhe pa grim.
Modelja e “Gecjan Fashion Group”, në “NYC Fashion Week”
Sabrina Perlleshi, pasi ka filluar suksesshëm karrierën në Kosovë, me “Gecjan Fashion Group”, ka vazhduar realizimin e ëndrrës së saj, duke sfiluar në javën e modës në Nju Jork, në “New York City Fashion Week 2014” dhe pastaj në “Mercedes-Benz Fashion Week NYC 2014”. Vazhdojnë edhe më tutje sukseset e modeleve të agjencisë më të madhe shqiptare të modës, “Gecjan Fashion Group”. Këtë herë, është modelja Sabrina Perlleshi ajo që ka shkëlqyer me pjesëmarrjen e saj në pasarelat e famshme të modës botërore. Ajo pasi ka filluar suksesshëm karrierën në Kosovë, me “Gecjan Fashion Group”, ka vazhduar realizimin e ëndrrës së saj, duke sfiluar në javën e modës në Nju Jork, në “New York City Fashion Week 2014” dhe pastaj në “Mercedes-Benz Fashion Week NYC 2014”. Java e modës në Nju Jork është një nga ngjarjet më të mëdha të modës në këtë vend dhe më gjerë, prandaj pjesëmarrja në të mund të konsiderohet si një ngjarje madhështore për secilën modele, pasi kjo përvojë hapë rrugë për të prekur majat e suksesit në botën e modës.




