Veshjet për dimër 2014-2015

080-BARCELONA-FASHION-WEEK-Escorpion--fall-winter-2014-2015

E errët, intensive dhe klasike, e kaltra e mbyllët do të zëvendësojë të zezën. E bërë e famshme nga Marina Mbretërore Britanike, e kaltra e errët, është përshtatur në botën e modës si ngjyra më e shquar në stinën e ftohtë. Palltot me lesh, janë pjesë e domosdoshme e koleksionit të stinorit të ftohtë. Paraqiten në ngjyra e nuanca të ndryshme, dhe në stile të ndryshme nga klasikja te urbania. Stofi tradicional skocez paraqitet në këtë sezon në mënyrë moderne. Fustanellat skoceze po bëhen burim frymëzimi për dizajnerët më të njohur botëror. E bardha vjen dhe këtë vit, si zakonisht. E kombinuar me ngjyrë krem, qetësuese si çdo herë, do të jetë ‘trendy’ dhe këtë stinor.

Share it :