Vendimi për Berishën, Gjokutaj zbulon hilen e Kushtetueses: E gjitha për të shpëtuar Belinda Ballukun

Vendimi për Berishën, Gjokutaj zbulon hilen e Kushtetueses: E gjitha për të shpëtuar Belinda Ballukun

Gjatë intervistës në SYRI DIGJITAL, me moderatorin Bledi Marku avokati Genc Gjokutaj deklaroi se çështja e kreut të PD, Sali Berisha ka vonesa të mëdha dhe vendimmarrje në kundërshtim me ligjin. Ai nënvizoi se avokatët kanë depozituar kërkesën për kontrollin e masës së arrestit që në korrik 2024.

Gjokutaj shpjegoi se gjykata ka konfirmuar se vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë janë antikushtetuese, por nuk i ka shfuqizuar, duke argumentuar se “kanë kaluar tashmë”. Avokati theksoi se kjo mund të përdoret si precedent për raste të tjera politike, duke përmendur rastin e Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai akuzoi Gjykatën Kushtetuese për standarde të dyfishta, duke e quajtur vendimmarrjen një “karikaturë juridike” dhe një instrument politik të Partisë Socialiste

Gjokutaj:

Ne jemi mësuar me vonesat, edhe mirëpo këtu s’është problemi që kemi të bëjmë thjesht me vonesa, kemi të bëjmë dhe me vendimmarrjen në kundërshtim me ligjin. As më shumë dhe as më pak Bledi, ju duhet të dini që ne kemi depozituar një kërkesë në fund të korrikut të vitit 2024, mos gaboj, po, dhe ne e kemi depozituar këtë kërkim për diligjencën e fundit.

Në bazë të ligjit, gjykata që ka dhënë arrestin në burg, arrestin në burg ose në arrestin në shtëpi, çdo dy muaj kontrollon hetimet dhe në bazë të saj shprehet për vijueshmërinë e masës së arrestit.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka nxjerrë akoma vendimin të arsyetuar, por ne jemi vënë në përmbledhësi, në dijeni nëpërmjet njoftimi vendimmarrje, ku në fund, unë do t’ju them dy ekstreme që ta kuptojnë dhe njerëzit, edhe ta kuptoni edhe ju edhe gjithë publiku që çfarë kemi kërkuar ne?

Ne kemi kërkuar shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve të datës 30.7.2024 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për korrupsion të GJKKO-së.

Po ashtu edhe vendimin e datës 13.9.2024 të GJKKO-së me të njëjtin objekt dhe po ashtu shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të datës 12 dhjetor 2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, sipas arsyetimit të vendimeve më poshtë. Tashi, ky është kërkimi që kemi bërë ne, pra shfuqizimin e tyre. Dhe gjykata në këtë vendim, ndonëse e konstaton antikushtetutshmërinë e këtyre vendimeve, nuk thotë shfuqizimin e vendimeve, po deklarimin thotë antikushtetues thotë, edhe sepse këto vendime thotë, kanë kaluar tashmë. Ku është hileja e kësaj pune?

Hileja e kësaj pune është që këta duke dashur gjoja t’i bëjnë gjyq Berishës dhe duke konstatuar një paligjshmëri, ndërkohë që ne kemi thënë që herët që procesi i Berishës është një model se si nuk duhet të bëhet një çështje, të ndërtohet një çështje, të hetohet, gjykohet? Po çfarë kanë bërë? E ka, për Berishën e kanë deklaruar antikushtetues për të përgatitur rrugën për për Belindën, për Edi Ramën nesër.

Po, po thotë të tejzgjatur. Kështu që, ky vendim ata do ta përdorin nesër dhe do të thonë kemi një praktikë. Pra praktika e Berishës do të ndihmojë Belindën dhe Edi Ramën. E kupton çfarë kujdesi kanë bërë për Berishën këta? Shiko, kjo është një nga karikaturat më të mëdhaja juridike, të asaj gjykate, ajo është, unë e kam thënë, departamenti kushtetues i Partisë Socialiste. Dakord? Edhe ata turp e paçin. E kupton? Jo vetëm vonesën, por edhe këto lloj lojërash. Sepse gjykata nuk ka nevojë të thotë deklarojmë antikushtetues, po nuk e shfuqizojmë thotë. Po si mund të mos e shfuqizosh ti një vendim, e kupton, sepse thotë, kanë kaluar tashmë, nuk është më, dhe ndërkohë kjo ruhet as në mëngë për të thënë nesër që shiko, nuk mund të ecet me arrestime të tejzgjatura sepse e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese në një rast. E kuptoni? Dhe aty pastaj e dinë vetë se ç’do bëjnë ata.

Në pamje të parë pranimi thotë i pjesshëm të kërkesës, pra na kanë pranuar kërkesë. Mos harroni Bledi që është kjo Gjykatë Kushtetuese që një të pestën e deputetëve të Partisë Demokratike që kërkonin për masën e Berishës nuk e legjitimoi fare. Dhe nga po ajo dispozitë, kryeministri Rama kërkoi në Kushtetuese për Belinda Ballukun, pezullimin e pezullimit, jo vetëm e legjitimoi, por edhe e pezulloi pezullimin dhe e ktheu në detyrë.

Pra është e njëjta kushtetutshmëri, e njëjta kompetencë, një e pesta e deputetëve apo kontrolli i lartë i shtetit, apo presidenti i Republikës, apo avokati i po apo kryeministri në këtë rast. Pra shikoni se çfarë standartesh të dyfishta përdoren, e kupton, kur vjen rasti i i i Berishës me zyrtarët e sotëm. Kështu që, shihni këta këtë punë kanë.

Share it :
CEZ-DIA dhe akuzat ndaj Metës/ Avokati Zhllima: Së shpejti VIDEO-ja me politikanin që merr para! Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila po shqyrton çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, gjendet në qendër të akuzave për një konflikt të rëndë interesi. Nga dokumentet e paraqitura nga avokatët e ish presidentit në konferencën për media, mbrojtësi i Metës, Gylsen Zhllima, tha se gjyqtarja Gjoka rezulton të ketë qenë kryesuese në një gjykim të vitit 2016, ku është vendosur për konfiskimin e pasurive të shtetasit Kastriot Ismailaj, një fakt që, sipas akuzës, e bën të papërshtatshme për gjykimin aktual dhe kërkonte përjashtimin e saj nga çështja. Sipas avokatit, është e pamundur që një gjykatës të mos kërkojë përjashtimin kur brenda akteve të një çështjeje gjendet një lidhje e mëparshme. Përtej këtij rasti, avokati Zhllima pretendoi se caktimi i gjyqtares Gjoka në çështje të profilit të lartë politik, ndjek një model të caktuar, situatë e cila përshkruhet si pjesë e një “plani afatgjatë” për eliminimin politik të zotit Meta, duke përdorur atë që quhet “drejtësi perceptuese” dhe jo fakte penale. Avokati parlajmëroi se së shpejti do të publikohet një material ku do të tregohet me emër dhe mbiemër një politikan duke marrë para në dorë, në kuadër të marrëveshjes së shumëpërfolur CEZ-DIA, duke theksuar se Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë. Vendimi gjyqësor i Gjykatës së shkallës së parë të krimeve të rënda, që është kryesuese zonja Irena Gjoka, e cila ka konfiskuar pasuritë e zotit Kastriot Ismailaj. E kuptoni qartë se është e pamundur që në një proces gjyqësor dhe penal, gjykatësi mos të shikojë dhe mos të kërkojë vetë përjashtimin kur brenda akteve ndodhet emri i vetë dhe aty duhet të paktën të kërkojë që të heqi dorë për shkak se ka gjykuar në të shkuarën dhe në vitin 2016 pasurinë e personit të cilët janë i kanë konfiskuar pasurinë. Pra, e thënë me pak fjalë, për ata që besojnë tek drejtësia e pavarur e paanshme te GJKKO-ja, e cila është e pastruar nga vetingu me thonjëza, tregohet qartë që zonja Irena Gjoka është pothuajse te rasti i zotit Berisha, zotit Mediu, tek rasti i zotit Meta dhe ku ka opozitarë, zonja Gjoka është relatore dhe vendos gjithmonë në disfavor të opozitarëve. Por ajo që duhet të duket e çuditshme është kjo, e lidhur nga 2011-ta në vazhdim, që eliminimi politik i zotit Meta nuk është thjesht një plan afatshkurtër, është një plan afatgjatë dhe kuptohet që donin ta implikonin me shumë fakte penale, pra të asaj që ne themi perceptimi, pra drejtësia perceptuese njerëzore është më e rrezikshme se ajo faktike penale, por ne po paraqesim tek ju se si ata në perceptimin publik të videos së famshme të 2011-ës, në rast se do të kishte i ndjeri Dritan Prifti një fakt penal kundër zotit Meta, nuk do të bënte videon ku dyshohet që ka edhe një video për zotin Dritan Prifti, por ai do të sillte si fakt penal konkret rastin ÇEZ-DIA. Por ne do na lejoni, sepse edhe minutat janë të shkurtra, ne do na lejoni që në konferencën e radhës do ju nxjerrim një material ku duket qartë me emër dhe mbiemër politikani, i cili do të marri para në dorë nga kjo marrëveshje e famshme që është ÇEZ-DIA, që nuk ka lidhje fare i mbrojturi prej nesh zoti Ilir Meta. Pra, qartazi kërkoj regjinë, se kjo është fotografia më e mirë dhe më e bukur, pavarësisht se thamë shumë fakte të rëndësishme, se si ka mundësi që e njëjta gjykatëse të jetë edhe gjykatëse e seancës paraprake ndaj zotit Meta. Pra, i dhanë seancën paraprake, i dhanë mundësinë që të shikojë dhe të gjykojë dhe të hetojë, i nderuar koleg, në mënyrë të paanshme, të pavarur zonja Irena Gjoka, aktet kundër zotit Meta dhe ajo nuk tha të paktën një fjalë për sa i përket vendimit të 2016-ës, ku ajo vetë është e përfshirë për shkak se ka bërë konfiskimin e pasurive të Kastriot Ismailajt. Prandaj unë qëndroj në mënyrë të përmbledhur të gjithë ato që tha kolegu, por mos harroni një fakt shumë të rëndësishëm, që personi i cili ishte në kushtet e burgimit, zoti Kastriot Ismailaj, në 21.04.2022, tha qartë dhe duke qenë dhe pothuajse i kanosur nga shumë shumë faktorë të tjerë, deklaroi që midis zotit Elvis Mataj, zotit Romeo Kara dhe tij, ka pasur një marrëveshje, një marrëdhënie e cila ishte edhe monetare përveç të tjerash.