Veliaj po mashtron, kallëzimet anonime nuk mund të përdoren/ Gjokutaj: SPAK i detyruar të informoje publikun’

Avokati Genci Gjokutaj, ka reaguar pak minuta më parë në rrjetin social Facebook, mbi deklaratën e dhënë nga Erion Veliaj ku është shprehur se paraqitja e tij në SPAK ishte për shkak të një kallëzimi ndaj tij nga shtetasi Nesti Angoni, që sipas Veliaj nuk ekziston.

Gjokutaj është shprehur se sipas nenit 283/3 të Kodit të Procedurës Penale, kallëzimet anonime nuk mund të përdoren dhe se SPAK duhet të informojë patjetër publikun mbi zhvillimet e kësaj çështje.SPAK është i detyruar të informojë publikun në lidhje me këte deklarim të rremë të “kolegut” të tyre!’-është shprehur Gjokutaj

Postimi

Kryetari i Bashkisë Tiranë sapo deklaroi në Këshillin Bashkiak se prezenca e tij në SPAK për 5 orë kishte si shkak bërjen e një kallëzimi ndaj tij nga një shtetas me emrin Nesti Angoni person që nuk ekziston sipas Erjon Veliajt!

Objekti i kallezimit nuk behet i ditur!

Ky eshte nje mashtrim publik pasi bazuar edhe ne nenin 283/3 te Kodit te Procedures Penale kallezimet anonime nuk mund te perdoren!
SPAK eshte i detyruar te informoje publikun ne lidhje me kete deklarim te rreme te “kolegut” te tyre! G [😡]
 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :