Vasili: Boll me tallavane e Reformes Zgjedhore, te kthehen tek 5 qershori, ose opozita te ike nga ajo tavoline!

Petrit Vasili: Boll me tallavane e Reformes Zgjedhore, te kthehen tek 5 qershori, ose opozita te ike nga ajo tavoline!

Nga Petrit Vasili

Reforma zgjedhore eshte kthyer perfundimisht ne nje refren politik bosh dhe falimentar, ku palet ulen vazhdimisht ne tavoline, Gjiknuri dhe Bylykbashi jane gjithmone aty, ndersa zgjedhjet perfundojne gjithmone ne gremine dhe rrembehen nga Rama.

Opozita shqiptare duhet ta kuptoje se pjesmarrja ne kete Komision eshte thjesht nje sherbim, qe i behet farses zgjedhore dhe jo zgjidhje e saj.

Kjo farse i sherben vetem Rames dhe askujt tjeter dhe tregon nje opozite me komplekse, qe druhet se cfare do thone ca te huaj te korruptuar nga Rama.

Refreni i perseritur per arritjen e drafteve konsensuale te ndryshimeve ligjore eshte nje brockull e degjuar dhe sterdegjuar, qe nuk ka dhene as me te voglin rezultat ne praktike, por perkundrazi ka ricikluar zgjedhje me te neveritshme se ato te meparshmet.

Shembulli emblematik mbetet marreveshja e 5 qershori 2020, qe u shkelmua nga Rama.

Marreveshja e 5 qershorit pati konsesualitet dhe u mbeshtet nderkombetarisht si asnje marreveshje tjeter.

U pergatit ne ambasaden amerikane ne Tirane dhe deshmitare te firmosjes ishin tre ambasadore ai i SHBA, BE dhe i Britanise se Madhe.

Sekretari i Shtetiti Pompeo, Bashkimi Ruropian dhe OSBE pershendeten boterisht marrevershjen.

Realiteti tregoi se Edi Rama e shkeli marreveshjen e 5 qershorit si dhe ndryshoi edhe Kushtetuten brenda dites.

Sot opozita ka realisht zero garanci nderkombetare krahasuar me 5 qershorin.

Atehere lind pyetja: cfare ben opozita ne ate tryeze farse, produkti i te ciles eshte i parathene me fjale te thjeshta: “pra te bejme sa per sy e faqe ca ndryshime per te thene qe beme reforme”.

Qejfin e kujt ploteson opozita ne ate tryeze ku personazhet jane serish Gjiknuri dhe Bylykbashi.

Dy reforma zgjedhore farse qe prodhuan dy pale zgjedhje ne 2021 dhe 2025 njera me faqe zeze se tjetra.

Ku ne ne 2025 deshtimi me spektakolar ishte vota e emigranteve, qe perfundoi per faqe te zeze.

Ndaj zgjidhja eshte shume e thjeshte.

Nese opozita beson se do te arrije ndonje rezultat ne kete Komision te Reformes Zgjedhore le te vere ne tavoline si propozim te panegociueshem marreveshjen e 5 qershorit, per te cilin Rama dhe rilindja kishin dhene dakordesi me shkrim bile.

Nese Gjiknuri dhe maxhoranca e refuzojne 5 qershorin, opozita duhet te iki me vrap nga ajo tavoline per te mos u bere qesharake dhe e pabesueshme ne syte e shqiptareve.

P.S. Ne foto eshte dakordesia me shkrim e Gjiknurit per 5 qershorin.

Share it :