Elton Qyno
Ermir Telha dhe Ervin Osmanllari, ushtarët e garnizonit “Dajti” dënohen me 8 muaj burg
Dy ushtarakë profesionistë të garnizonit “Dajti” kanë mundur të vjedhin tre herë një sasi kablli me material plumbi, dhe më pas ta shesin atë kundrejt një shume financiare prej 1 milion lekë të vjetra. Ermir Telha nga Skrapari dhe Ervin Osmanallari nga Korrca, shërbenin pranë garnizonit “Dajti” Tiranë, ku dhe ndodhet Laboratori Qëndror i Ushtrisë Shqiptare. Pikërisht në këtë repart ndodhej një sasi e madhe kablli me matrial plumbi dhe se në dy raste, dy ushtarakën kanë mundur të vjedhin nga 277 kg dhe më pas ta shesin tek një pikë skrapi. Për vjedhjen e kabllit, dy ushtarakët shfrytëzonin gjithmonë natën kur mernin shërbimin në vendroje dhe se duke vënë në punë dhe aparatet celularë, njoftonin njëri-tjetrin. Për të mbuluar shokun e tij Ervin Osmallari gjatë momentit të vjedhjes ushtaraku tejtër Ermir Telha, mbante me muhabet një ushtar tjetër në një vendrojë pak më larg, me qëllim që ai të mos ishte i përqëndruar në sigurinë e repartit, ku ndodhet laburatori i ushtrisë Shqiprtare. Pas konstatimit të rastit të vjedhjeve, prokuroria ushtarake ka nisur hetimet, ku falë dëshmive por edhe dyshimeve të arsyeshme, është arritur që të kapen në flagrancë, dy ushtarakët Ervin Osmanllari dhe Ermir Telha. Këta dy të fundit pak ditë më parë u shpallën fajtorë duke u dënuar nga gjykata me nga 8 muaj burg secili.
Vjedhja e kabëllit
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se: Të pandehurit Ermir Telha dhe Ervin Osmanllari kanë qenë ushtarake aktiv, efektiv të garnizonit “Dajti” Tiranë, me detyrën ushtar profesionist. Më datën 02 shkurt 2013 i pandehuri Ermir Telha ka qënë i planizuar me shërbim ndërresa e tretë në vendrojën Nr.11 të repartit ushtarak Nr.4006 Lazaret Tiranë, ndërsa më datë 03.02.2013 i pandehuri Ervin Osmanllari ka qënë i planizuar me shërbim roje, ndërresa e parë, në objektin Laboratori Qëndror i Ushtrisë. Para marrjes së shërbimit i pandehuri Ermir Telha ka komunikuar me telefon me një shokun e tij dhe pikërisht me të pandehurin Ervin Osmanllari të cilit i ka kërkuar që të shkonte tek objekti ku ai kryente shërbim dhe të vidhnin kabëll material plumbi (2cm x 4cm) dhe me pas ta shisnin me qëllim përfitimi. Rreth orës 01.00 të mesnatës të datës 03.02.2013 i pandehuri Ervin Osmanllari ka shkuar në këtë repart, ka hyrë në objektin ku ndodhej kabëlli, (objekt që ruhej nga i pandehuri Ermir Telha), ka këputur një sasi kabëlli dhe më pas e ka hedhur atë nga muri i prapëm i objektit, e ka nxjerrë jashtë objektit dhe jashtë rrethimit të repartit ushtarak Nr.4006 Lazaret Tiranë. Pas këtyre veprimeve i pandehuri Ervin Osmanllari ka marrë kabëllin e ka ngarkuar në bagazhin e një taksie dhe e ka shkarkuar pranë banesës së tij në fshatin Babru të Komunës Paskuqan Tiranë.
Tërheqja e vëmëndjes
Ndërkohë që i pandehuri Ervin Osmanllari po kryente vjedhjen, i pandehuri Ermir Telha bisedonte me rojen e objektit tjetër me qëllim tërheqjen e vëmëndjes që të mbulonte veprimet e shokut të tij.Të nesërmen në mengjes pasi ka lënë shërbimin i pandehuri Ermir Telha ka komunikuar në telefon me të pandehurin Ervin Osmanllarri, të cilin e ka pyetur se ku e kishte lënë kabëllin. Ai i ka treguar vendin ku ndodhej kabëlli dhe se duhet ta dërgonte për ta shitur tek pika e grumbullimit të materialeve skrap në vendin e quajtur Rruga Babru-Institut Bujqësor në pronësi të shtetasit Flamur Lahi.
Shitja për skrap
Rreth orës 09.30 minuta të datës 3 shkurt 2013 i pandehuri Ermir Telha pasi ka lënë shërbimin dhe ka kontaktuar me shtetasin Ali Jemishta, me profesion taksist, ka marrë kabëllin e vjedhur e ka dërguar dhe shitur në shumën 36.000 lekë të reja tek pika e mesipërme e grumbullimit të skrapit. Pasi ka marrë shumen e lekëve, i pandehuri Ermir Telha i ka lënë 14.000 lekë të reja tek një shoku i tij, tek deklaruesi Arbër Përe, që ti merrte i pandehuri Ervin Osmanllari. Të pandehurit Ermir Telha dhe Ervin Osmanllari e kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin vjedhjen e kabëllit të mësipërm në repartin ushtarak Nr.4006 Lazaret Tiranë, në objektin qe ruhej nga i pandehuri Ermir Telha. Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se në objektin e mësipërm në repartin ushtarak 4006 Lazaret është kryer edhe në dy raste të tjera vjedhje kabelli material prej plumbi ku njëri rast ka ndodhur më datë 04 janar 2013. Në të dy këto raste, autorë të vjedhjes janë të pandehurit Ermir Telha dhe Ervin Osmanllari.
Krsja e parë, kur humbën djalin e tyre 4-vjeçar
Babai i vrasësit: Genci, vrau ish-gruan në kushtet e depresionit dhe lodhjes
Selfo Çarçani, babai i Genci Çarçanit ka deklaruar se i biri ka qëlluar për vdekje ish-graun e tij në kushtet e depresionit të rënduar. Sipas të moshuarit, i biri ishte lodhur shumë nga martesa me Valbonën, dhe se të gjitha të ardhurat që fitonte prej punës së tij, ia jepte dy vajzave të tij të mitura, në mënyrë që ato të riteshin mirë dhe pa i munguar asgjë. “Lajmin e prita me tronditje të madhe. Genci nuk ka qenë natyrë që të arrinte deri aty. Lodhja dhe depresioni e detyruan të bëjnë vrasje. Nuk ka dhënë asnjë shenjë që do arrinte deri këtu. Krisja mes çiftit ka ndodhur kur humbën djalin e tyre 4-vjeçar”-është shprehur Selfo Çarçani. Më tej ky i fundit ka shtuar se motive i xhelozisë nuk është aspak i vërtetë, duke nënkuptuar se për sherin gjithmonë janë bërë objekt konflikti, kushtet e vështira ekonomike, të cilat kishin sjellë dhe divorcin e çiftit para dy vjetësh. Më pas i ati i autorit tregon se djali i tij ka qenë i përkushtuar për familjen, kishte marrë mbi vete përgjegjësinë për rritjen e dy vajzave dhe kurimin e gruas së tij, për të cilën ai thotë se vuante nga një neurozë e gjatë prej vitesh. Valbona Çarçani, 46- vjeçe, po kthehej nga një shëtitje me qenin për në shtëpinë me qira ku jetonte me dy vajzat. Dëshmitarët thanë se gruaja bëri thirrje për ndihmë, por askush nuk mundi që ta shpëtonte atë. Ish-bashkëshorti është e ka qëlluar për vdekje dhe më pas ka tentuar të largohet me shpejtësi. Në pranga u vu ish-bashkëshorti i saj, Genci Çarçani, 48-vjeç, i cili pak minuta para se ta vriste kishte debatuar ashpër me viktimën. Çarçani, u tha hetuesve se e vrau gruan, pasi i kishte nxirë jetën. Sipas dëshmitarëve, grindjet e çiftit nuk kishin marrë fund dhe pas ndarjes.
Ngjarja në Devoll
Përmbyset zetori, vdes 14-vjeçari
Një fëmijë 14-vjeçar ka humbur jetën pas përmbysjes së një zetori. Ngjarja ka ndodhur të dielën në mesditë në Devoll. Mësohet se fëmija kishte hipur mbi zetorin e ngarkuar me bar dhe për një moment automjeti ka rrëshkitur në një kanal duke rrëzuar atë dhe e ka zënë poshtë. Në momentin e ngjarjes, Romario Zaze ka qenë së bashku me kushëririn e tij, Gilbert Zaze, që pasi kishin ngarkuar zetorin me bar, po ktheheshin për në shtëpi. Mësohet se për shkak të ngarkesës zetori pasi është tronditur kur ka kaluar në kanal dhe pas tronditjes gjatë kalimit në kanal është përmbysur. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në komisariat edhe djalin e xhaxhait të viktimës, Gilbert Zaze, i cili drejtonte zetorin, për të zbardhur ngjarjen.
Astrit Hasa
Peshkonte me gjenerator, vdes 55-vjeçari
Një person ka humbur jetën në qytetin e Tepelenës teksa gjuante peshk me gjenerator. Mësohet se viktima quhet Astrit Hasa, 55-vjeç nga ky qytet. Burimet nga policia rajonale bëjnë me dije se Hasa kishte shkuar në lumin Drino afër fshatit Hormovë për të gjuajtur peshk me gjenerator. Por peshkimi ka rezultuar fatal për jetën e 55-vjeçarit. Policia mbërritu menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Ky nuk është rasti i parë kur peshkimi me gjenerator bëhet shkak për humbjen e jetëve njerëzore. Disa ditë më parë një tjetër rast po në zonën e Tepelenës është rregjistruar nga policia, ku një peshkatar ka gjetur vdekjen si pasojë e peshkimit me gjenrator. Peshkimi në këtë formë është i ndaluar me ligj, por që nga ana e organeve kopetente nuk bëhet asnjë gjë për parandalimin e kësaj masakre.
Grabitja në Tiranë
Pranga të riut, vodhi çantën e një gruaje
Një person është arrestuar nga policia e kryeqytetit teksa ka tentuar të grabisë çantën e një gruaje. 28-vjecari Ilir Marku tentoi të rrëmbejë cantën e 50-vjecares me inciale H.D pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të mesditës dhe ndërhyrja e forcave të policisë ka bërë arrestimin e të riut. Autori që akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë, është lindur në Krumë dhe banues në Tiranë. Ndaj Ilir Markut është ngritur akuza e vjedhjes me dhunë, ndërkohë që tashmë policia e Tiranës është duke kryer hetime për të mësuar nëse 28-vjeçari ka marrë pjesë në vjedhje të tjera ose jo. Pritet që në ditët në vijim policia të krahasojë gjurmët e gishtave me disa të fiksuara në vjedhje të ndryshme.




