Uragani Milton arrin në Florida, më shumë se 2 mln shtëpi dhe biznese pa energji

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë tashme pa energji elektrike në të gjithë Floridan, me lagje të tëra në errësirë si pasoje e uraganit Milton i cili po godet kete shtet amerikan.

Në kontenë e Saint Lusise jane konfirmuar persona të vdekur, megjithese numri i viktimave është i paqartë. Miliona njerëz u larguan nga Florida gjatë të mërkurës pas dhjetëra paralajmërimeve për përmbytje, tornado dhe stuhi.

Uragani “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe “kërcënues për jetën” Milton arriti në tokë në Siesta Key, Florida, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së. Ajo mbërriti si një stuhi e kategorisë së tretë, me paralajmërime për erëra ekstreme dhe përmbytje të shpejta, menjëherë pasi Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi se koha për evakuim të sigurt kishte kaluar.

Ndërsa hynte në bregun e Gjirit, erërat me shpejtësi 120 mph (193 km/h) sollën një stuhi të ujit të detit në komunitetet ku banorëve u ishte thënë më parë të evakuoheshin për të shpëtuar jetën e tyre.

Share it :