Universitetet/ Emrat e fituesve me formularin A3 për të gjitha degët, ja si do të bëhet regjistrimi

Regjistrimet deri në 31 tetor. Dokumentet që duhen dorëzuar pranë sekretarive mësimore

uptPublikohen emrat e fituesve të raundit të dytë në universitete. Ministria e Arsimit ka zbardhur emrat e studentëve të rinj, të cilët nga dita e sotme duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore. Afati i fundit i lënë nga MAS për t’u regjistruar është data 31 tetor. Kandidatët paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

-Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve.

-2 fotografi personale.

-Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë për llogari të IALP-ve përkatëse, nga të gjithë kandidatët e shpallur fitues në këtë raund.

-Deklaratën e paraqitur e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore.

Sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues dhe konfirmojnë në portalin “matura.akp.gov.al” dorëzimin e dokumentacionit. Regjistri i veçantë, firmosur dhe vulosur nga titullari i Institucionit Publik të Arsimit të Lartë që kryen regjistrimin dhe nga kryesekretari mësimor, dërgohet në AKP brenda datës 1.11.2014. Sekretaria mësimore pajis kandidatin me fletë-regjistrimi ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fletë-regjistrimi i vulosur duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mësimore e fakultetit. Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet, në dy programe studimi në IAL-t publike dhe/ose private”, – thuhet në udhëzimin e MAS. Institucionet publike të arsimit të lartë të dorëzojnë në AKP, në formë shkresore dhe elektronike, brenda datës 20.11.2014, listat përfundimtare të studenteve të regjistruar për çdo program studimi të ciklit të parë me kohë të plotë. Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet, në dy programe studimi në IAL-t publike dhe/ose private.

 Listën e plotë me emrat e fituesve do ta gjeni në faqet e brendshme të gazetës Standard

Share it :