Caktohet data se kur do të jetë mbledhja e parë e ‘Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi’
Kryetarja e komisionit Albana Vokshi informon se mbledhja e parë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit.
‘Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin ‘Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit’, mbledhja e parë e ‘Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi’ do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit’ thuhet në vendimin e kryetares Vokshi.




