Hetuan 3 deputetët, prokurorët që ngritën akuzën transferohen në detyra të tjeraTIRANE-Prokurorët që ngritën akuzat për 3 deputetët, Astrit Veliaj, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë transferuar në detyra të tjera. Mësohet se prokurorët Artur Selmani dhe Alma Muca që hetuan dosjen ndaj 3 deputetëve duke kërkuar dhe marrjen e tyre të pandehur nuk do të jenë në procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë.
Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se lëvizja në një detyrë tjetër e prokurorëve ka ndodhur për shkak të ngarkesës. Në kohën kur prokurori Artur Selamini që po hetonte dosjen e sherrit në Parlament mes dy deputetëve socialistë Ndoka e Ndreu dhe atij demokrat Gent Strazimiri dhe që duhet të mbronte këtë dosje në gjykatë, komandohet prokuror i thjeshtë në prokurorinë e Tiranës.
Alma Muça, e cila kishte në dorë dosjen ndaj deputetit të Partisë Demokratike Astrit Veliaj, transferohet në drejtorinë e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Dy deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu të vënë nën hetim për goditje për shkak të detyrës ndaj kolegut të tyre, do të ndiqen në Gjykatën e Lartë nga prokurori Adnadn Xholi. Ndërsa prokurorja Alma Muca do të vijojë të mbrojë edhe ne Gjykaten e Lartë akuzat për ndertim pa leje dhe shkatërrim prone ndaj deputetit Astrit Veliaj.




