Thirrja në SPAK e Veliajt, me shumë surpriza’/ Çollaku: Kohë e mjaftueshme për të cenuar provat!

Teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaja është thirrur mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK, për t’u pyetur në kuadër të hetimeve të nisura ndaj tij, gazetari Basir Çollaku shprehet se Veliaj ka pasur gjithë kohën e mjaftueshme për të cenuar hetimin e manipuluar provat, që sipas tij mund të hidhnin dritë për prokurorët e posaçëm mbi aferat e kryebashkiakut.

I ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, përmes një lidhje me skype, Çollaku tha se tashmë Veliaj rrezikon të dalë si grup i strukturuar kriminal brenda familje, për shkak se të gjitha paratë qarkullojnë te familjarët e tij.Sipas Çollakut, ftesa në SPAK e Veliajt mund të sjellë surpriza, teksa tha se tashmë Ramës I ëhstë shkaktuar dhimbje koke, edhe me hetimet ndaj familjarëve të tij.Ka pasur kohë të mjaftueshme për të cenuar hetimin e për të manipuluar dokumentat, është kohë dyshuese për vetë hetuesit e prokurorët. Tashmë ai rrezikon nga të dhënat e deritanishme të kemi një grup të strukuturar kriminal brenda familjes. Çështjet lidhen me punët e tij, lidhen me incineratorët e 5D, me strukturën dhe vendimarrjen e kryebashkiakut. Kemi një individ që në gjendje më të rendë penale po shkon pak si butë.

Të gjitha çështjet që kanë natyrë politike, sidomos në kampin e opozitës, shkon me intesitet më të lartë.  Nëse hetohet për këto pasuri të sekuestruara ose më vonë, atëherë do të kemi të bëjmë me pastrimin e produktuve të veprës penale. Ka një numër të madh veprash dhe autorësh të dyshuar. Ftesta në prokurori mund të ketë shumë surpzira.

Është më shumë vonesë thirrja në SPAK, e ul besueshmërinë nuk e rrit. Kjo nuk bëhet hetim me leje nga partia. Prokuroria ka pasur gjithë kohën. Veliaj i ka të gjithë njerëzit nën hetim, këta duhet të kujdesen për familjen biologjike, sepse nuk kanë kohë të mjaftueshme për familjen politike.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :