Tekniku katalanas/ Rumenige mbron Guardiolën,  është i paprekshëm

karl heinzBavarezi është shprehur se tekniku nuk do të largohet para mbarimit të kontratës së tij, që skadon në 2016

Guradiola është “bosi”. Ky ka qënë mesazhi i Karl-Heinz Rummenigge që duket se kërkon që spanjolli të ndihet komod para fillimit të sezonit të ri. Drejtori i Bajern ua bëri të qartë tifozëve se Pep Guardiola konsiderohet i paprekshëm dhe nuk ka shanse që spanjolli të shkarkohet. Kampionët e Gjermansisë nuk u ka ecur fati pas Kupave të Botës dhe tani ekziston frika se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe këtë sezon. Magath u shkarkua nga bavarezët në Janar 2007, ndërsa Van Gal pati të njëjtin fat në Prill 2011. Mirëpo Rumenige ka folur për të qetësuar gjërat në kampin gjerman. “Bajerni i Mynihut nuk do ta shkarkojë kurrë Pep Guardiolën. Jam gati ta lë me shkrim këtë që them. Ai do të jetë trajneri ynë deri më 30 Qershor 2016, kur t’i skadojë kontrata. E dimë se për lojtarët nuk është e lehtë ta nisin sezonin pas Kupës së Botës, por për fat të mirë kemi një trajner që është i qetë përballë situatave të tilla. Kam folur me të dhe më ka thënë se e di se çfarë duhet të bëjë. Guardiola e ka një eksperiencë të tillë kur drejtonte Barcelonën, pasi Spanja u shpall kampione në vitin 2010”. Rumenige foli gjithashtu për krenarinë që ndjeu kur pa Gjermaninë dhe yjet e Bayernit, teksa morën në duar Kupën e Botës. “Ndodh rrallë që të më pëlqejë kaq shumë një turne sa ky në Brazil. Pas finales u ndjeva edhe më shumë i lumtur sepse asnjë nga lojtarët tanë nuk u dëmtua, por edhe sepse Schëeinsteiger dhe Lahm më në fund e fituan titullin, për të cilin kishin punuar aq shumë. Gjermania po priste prej kohësh për heronj të tillë”.

 

Bajern fiton turneun “Telecom”

Bajerni i Mynihut ka arritur të marrë trumfin e parë në këtë sezon duke arritur të shpallet fitues i trofeut  “Telecom” duke mundur 3-0 në finale Volfsburgun. Mirëpo  më shumë se ky trofe bavarezët duket se kanë fituar një sulmues të jashtëzakonshëm për sezonin e ri. Robert Levandovski, të paktën deri në këto momente po tregon se ka qenë blerja më e mirë e kësaj vere për Pep Guardiolën, teksa realizoi një dygolësh ndaj Volfsburgut. Sulmuesi polak zhbllokoi rezultatin që në fillim, pas një pasimi të saktë të Frank Riberi, që po kuptohet gjithashtu shumë mirë me partnerin e tij të ri në sulm. Bajerni, që dhe në ndeshjen e parë me Gladbah kishte treguar se ishte një makinë golash, shënoi dhe të dytin në minutën e 15-të me anë të Rodes ndërsa në të 20-tën, Levandovski u doli përsëri përballë portës duke realizuar dhe golin e tij të katërt personal në tre ndeshje miqësore të luajtura me Bajernin, ku dy të fundit duhet thënë se kanë qenë 60-të minutëshe.

 

Ançeloti: Rodrigez, investim për të ardhmen

Tekniku i galaktikve Karlo Ançeloti, u shpreh se Xhejms Rodrigez është një investim mjaft i mirë për të ardhmen. Pas barazimit ndaj Interit dhe humbjes në penalti, Ançelotti ka folur për lojtarët sulmues, duke komentuar edhe mbi gatishmërinë e xhejms. “Ai vjen më 1 gusht. Është lojtar shumë i rëndësishëm dhe ka a cilësi për të luajtur në ekipin tonë”. “Ai është shumë i ri. Është një investim për të ardhmen”, u shpreh Ancelotti. Ndërkohë Carlito shtoi se ai nuk dëshiron ta transferojë Falcaon, sepse nuk i duhet pasi Benzema i plotëson shumë mirë nevoja . Ndërkohë që tekniku foli edhe për Gareth Bejl duke u shprehur se do do të jetë lojtar shumë më i mirë këtë sezon. Bejl shënoi një gol fantastik në ndeshjen ndaj Interit, duke konfirmuar formën e tij të lartë. “Mendoj se ai mund të kënaqet këtë vit duke luajtur nga fillimi i sezonit”. “Bejl do të përmirësohet këtë vit. Do të jetë më ndryshe për të, sidomos në fillim të sezonit. Ai do të duket freskët në gjendje të mirë”, deklaroi Karlito.

 

Gashi shënon për Bazel

Gashi ka shënuar golin e tij të parë për skuadrën zviceriane Bazel, që fitoi në përballjen ndaj Luzernit me rezultatin 3:0. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Gashi shënoi golin e dytë të ekipit në minutën e 39-të të ndeshjes. Gashi edicionin e kaluar ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit zviceran me 19 gola, kur luante për Grashoperin e Zyrihut.

 

Griezman i bashkohet Atletiko Madrid

Antoin Griezmann është zyrtarisht lojtari i Atletiko Madrid. Marca pohon se transferimi është kompletuar dhe Atletiko do të paguajë 30 milionë euro për të. 23 vjeçari zuri syrin e të gjithëve me paraqitjet në Botëror, kurse më kërkues duket të ketë qenë Atletiko. Griezmann do t’i bashkohet Mandzukicit te Atletico në Vicente Calderon. AS shton se Atletiko është pajtuar të paguajë klauzolën, por jo taksat me të cilat do të ngarkohej.

 

 Origi arrin marrveshje me Liverpul

Sulmuesi talentuar Divock Origi besohet se ka arritur marrëveshje me Liverpulin për një transferim gjatë kësaj vere. Sulmuesi ka kryer testet mjekësore dhe tashmë ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e tij të ri. Daily Star shkruan se ai do të kthehet në Lille edhe për një vit, para se të vijë në Anfield. Kjo është pjesë e marrëveshjes prej 10 milionë funtesh mes klubeve. Ndërkohë që Atletiko duket se ka hequr dorë pas marrjes së sulmuesit francez.

Share it :