Të enjten Kuvend/ Imuniteti i Ballukut nuk futet në rend dite, Rama synon të djegë afatet

Imuniteti i Belinda Ballukut nuk përfshihet në rendin e ditës në seancën e ditës së enjte.

Socialistët nuk kanë paraqitur në Kuvend akoma raportin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut. Ndërsa opozita ka paraqitur raportin e saj, duke kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun për t’i hapur rrugën arrestimit nga SPAK.

Edi Rama synon ta zvarrisë këtë çështje për të tejkaluar afatin tremujor kur kërkesa e prokurorisë speciale quhet e rrëzuar.

Image

Share it :