Takimi Shqipëri-PE/ Doris Pack: S’mund të mbyllim sytë para problemeve, policia e mbushur me militantë

Eurodeputetja: E dua Shqipërinë dhe dua që të marrë statusin dhe të eci në rrugën e integrimit

 

dorispackSituata e rendit publike dhe emërimet në policinë e shtetit bëhen pjesë debatesh edhe në Parlamentin Evroian. Eurodeputetja Doris Pack gjatë takimit të delegacionit Shqipëri-PE në Strasburg, deklaroi se policia është mbushur me militantë dhe mbi 450 policë janë larguar nga puna menjëherë. Qëndrimet e saj vijnë në kohën kur në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës ka një debat të hapur për rendin dhe emërimet në policinë e shtetit.

“Dua që Shqipëria të marrë statusin, por s’mund të mbyllim sytë para problemeve”- është shprehur ditën e djeshme eurodeputetja Doris Pack. “Unë e dua Shqipërinë më shumë se ju, sepse kam punuar me Shqipërinë shumë gjatë, por ju, komisioni, nuk i shihni problemet sot në Shqipëri? Për të përmendur trafikun, që ngritët ju, nuk i keni dëgjuar deklaratat e shtetit fqinj, Italisë? Që është rritur niveli i trafikut që vjen nga Shqipëria? Dhe pse ndodh kjo? Sepse policia është mbushur me militante dhe mbi 450 policë janë larguar nga puna menjëherë.

Apo çështja e mediave dhe AMA, nuk e shihni ndërhyrjen e drejtë për drejtë të qeverisë në këtë institucion të pavarur?”- i është drejtuar Pack eurodeputetit Viktor Boshtinaru.

“Zoti Boshtinaru, unë e kuptoj që ju përfaqesoni z. Fule, por këto gjëra duhet t’i shikojmë dhe t’i hapim sytë. Këtë mesazh duhet t’ia jepni dhe atij.

E përsëris, e dua Shqipërinë dhe dua që Shqipëria të marrë statusin dhe të eci në rrugën e integrimit, por nuk mund të mbyllim sytë përballë problemeve që po kalon vendi sot dhe sjelljes së qeverisë”.- ka vijuar më tej Pack.

Pas ditë më parë në Shqipëri zhvilloi një vizitë të nivelit të lartë edhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle. Në këtë takim morën pjesë krerët e qeverisë si dhe përfaqësues nga opozita. Në qëndrimin e tij Fyle mbështetit reformat e kërkuara nga Bruksesi dhe inkurajoi qeverinë për mbështetje ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Pas largimit të tij nga Shqipëria mes pozitës dhe opozitës pati debate për konkluzionet e qeverisë. Sipas pakicës parlamentare, Qeveria në deklaratën e saj për konluzionet e këtij takimi, injoroi rolin e opozitës.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e rendit publik, në seancën e fundit plenare u zhvillua edhe një interpelancë mes ish-kryeparlamentares Topalli dhe Kryeministrit Edi Rama. Interpelanca me Kryeministrin u kërkua nga Topalli duke kërkuar shpjegime për situatën e kriminalitetit dhe masat e ndërmarra për ruajtjen e sigurisë publike. Topalli akuzoi kreun e qeverisë për ndërhyrje të qëllimshme në shifrat e pubilkuara nga policia e shtetit, duke pretenduar se ulja e të dhënavë kërkon të krijojë një imazh se në vend situata e kriminalitetit nuk është një shqetësim real. Ndërkaq, në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama akuzoi krerët e opozitës se vazhdojnë të bëjnë politikë me shifrat e të vrarëve. Gjithashtu Rama përgënjështroi edhe shifrat e deklaruara nga opozita, duke thënë se të dhënat aktuale për numrin e vrasjeve, janë më të ulëta nga një vit më parë.

 

 

Strasburg, Komiteti i MSA heq nga axhenda reformën territoriale

Komiteti për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ka hequr nga axhenda e vet reformën territoriale. Kjo reformë ishte futur në axhendë pas propozimit të Partisë Socialiste.

Propozimi u bë nga deputeti i kësaj partie Taulant Balla. Mazhoranca kërkoi përfshirjen e reformës territoriale në axhendë. Mes pozitës dhe opozitës ka një debat të hapur për çështjen e reformës administrativo-territoriale. Mazhoranca nga ana e saj ka ngritur komsionin parlamentar dhe ka miratuar gjysmën e anëtërëve të saj, ndërkohë që opozita e quan të njëanshme këtë reformë dhe kërkon rikthimin e konsensusit për disa çështje të karakterit politik me shumicën parlamentare. gjithashtu opozita ka paralajmëruar se nëse miratohet një reformë e njëanshme nga mazhoranca, ajo nuk do ta njohë.

 

 

Zgjedhje për kreun e PS-së?, Bello: Arrogancë e Ramës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello kritikoi qëndrimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama lidhur me mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në PS dhe deklaratat se qarqet nacionaliste po pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Nuk diskutohet që një kryetar partie që fiton zgjedhjet me 99 për qind nuk ka shance të humbi zgjedhjet. Fakti që zoti Rama nuk dënjon të realizojë një proces zgjedhjes tregon ne ndaj tij. Mendoj se Partia Socialiste duhet të realizojë një proces zgjedhjesh”, – deklaroi Bello. Ndërkohë, mandati i kryetarit Rama në PS ka përfunduar dhe gjatë një shpjegimi për këtë çështje, Rama ka thënë se kur një kryetar partie fiton zgjedhjet, nuk ka pse zhvillohen zgjedhje për t’u rikonfirmuar në krye të partisë.

Lidhur me çështjen e refuzimit të statusit të vendit kandidat për Shqipërisë në muajin dhejtor nga pesë vende të BE-së, si dhe për qëndrimit e mbajtura nga Kryeministri Rama për qarqet nacionaliste si një pengesë në politikat e zgjerimit, Bello thotë se kreu i qeverisë po bën gabimet e ish-kryeministrit Berisha. “Edhe kur ishte Kryeministër Berisha shpesh herë bëntë të njëjtën gjë, akuzonte Evropën se po tregoheshin ksenofob ndaj shqiptarëve dhe e njëjta gjë ndodh edhe sot. Është parë në disa deklarata të Kryeministrit se qarqe ekstremiste etj,  të tilla ka dhe do të ketë, por fati si vendi si Serbia apo Kroacia po ecin dhe po zhvillohen, tregojnë se po të punohet dhe po të fokusohet tek reformat rritet siguria e shtetit shqiptar dhe ecet drjtë reformave”,-deklaroi Bello.

Share it :