Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takimpërfaqësues të UN Women në Shqipëri.
Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se kompania që ai drejton po krijon nëvazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët mund tëshprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuarfuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit
Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takimpërfaqësues të UN Women në Shqipëri.
Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se kompania që ai drejton po krijon nëvazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët mund tëshprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuarfuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit dhe duke u kujdesur që kontributi i tyre të vlerësohet siç duhet.
Ndërkohë ai ritheksoi angazhimin e tij për të ndërmarrë hapa mëtë mëdhenj dhe më të shpejtë për fuqizimin e grave në vendin e punës dhe në komunitet.
Z.Ponari vuri në dukje në mënyrë specifike kuotat e grave dhepozicionet e tyre në hierarkinë e Grupit “SIGAL UNIQA”, i cilivepron jo thjesht si lider i tregut të sigurimeve por edhe si njëmodel në sektorin privat të biznesit për Fuqizimin e Grave.
“Si CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, jam i përkushtuarnë zbatimin e politikave që forcojnë pozicionin e gruas nëkompani. Jam i lumtur të pohoj se, aktualisht numri i grave nëadministrën e SIGAL UNIQA e ka tejkaluar atë të burrave duke përbërë 51.3% të totalit.
Ndërsa në nivel menaxherial numri i tyre arrin në rreth 42% me premisa për tu rritur akoma më tej në të ardhmen. Ne besojmëfort se, barazia gjinore nuk është vetëm një impenjim moral përkompaninë, por edhe një strategji biznesi.
Duke nxitur një vend pune të larmishëm dhe gjithëpërfshirës, kugratë kanë mundësi të barabarta për tu rritur profesionalisht, ne jo vetëm që po bëjmë gjënë e duhur, por gjithashtu nxisimkreativitetin dhe rritje të qëndrueshme për kompaninë tonë nëveçanti dhe shoqërinë në tërësi”, u shpreh ndër të tjera ai.
Z.Ponari shtoi më tej se, praktikat e qeverisjes koorporative tëSIGAL UNIQA bazohen në standardet ndërkombëtare dheudhëhiqen nga vlerat për të cilat Grupi është zotuar, në mënyrëqë të garantojnë drejtësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha hapat e ndërmarrë.
Përfaqësuesi i “UN Women” në Shqipëri, Michele Ribotta, u shpreh i kënaqur për takimin me drejtues të kompanisë ndërsa ifalenderoi këta të fundit për faktin se Parimet e Fuqizimit tëGrave janë pjesë përbërëse e vlerave të SIGAL UNIQA dhe se ato zbatohen në punën e përditshme të kompanisë, në të trijashtetet ku ajo operon, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Parimet e Fuqizimit të Grave ofrojnë një mundësi për SIGAL UNIQA dhe sektorin financiar në Shqipëri për të udhëhequr me shembuj në promovimin e fuqizimit të grave në ekonomi. Kur gratë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit të tyre, në fund të fundit përfitojnë të dyja gjinitë dhe shoqëria nëpërgjithësi”, tha ndër të tjera Ribotta.
Më pas z.Ponari dhe z.Ribotta firmosën edhe “Parimet e Fuqizimit të Grave” me SIGAL UNIQA që bëhet e para kompani sigurimi që ndërmerr një hap të tillë.
“SIGAL UNIQA Group Austria”, një prej grupeve më tëmëdha të sigurimeve në rajon
E themeluar më 22 Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.
Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit gjithmonë të përzgjedhur me kujdes, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth30% të tij.
Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmjakompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruarmbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standartetërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmiamë e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të“SIGAL UNIQA Group Austria”.
Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbirreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompaniejetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829




