Kreu i PL, Ilir Meta komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi në 12 maj, ditën kur është arrestuar Fredi Beleri.
I ftuar në A2 CNN, Meta tha se ky nuk është një takim me emigrantët e vërtetë, por me patronazhistë që po i merr nga Shqipëria drejt Athinës.
“Ka mbushur autobusë me patronazhistë, po transporton shqiptarë në Greqi, SPAK nuk thirr as Ramës dhe as drejtoreshën e AKSHI”, tha Meta.




