Superliga Shqiptare /  Vllaznia bind ndaj Kastriotit dhe arratiset nga fundi i tabelës

Jurges Veizaj

Shkodranët kanë mundur skuadrën e Dedes me një poker golash, duke marrë një fitore të rëndësishme për pikët në tabelë

 

vllaznia1Dje është luajtur edhe ndeshja e parë javës së 29-të e Superligës Shqiptare. Sfida u luajt midis Vllaznisë dhe Kastriotit në Krujë. Një sfidë e cila pritej me shumë kureshtje. Jo për të parë se çfarë do të bënte Kastrioti, por se si do të reagonte Vllaznia, duke pasur parasysh rrezikun qe ka skuadra shkodrane. Ndeshja ka shkuar ashtu siç pritej dhe ekipi kuqeblu ka arritur të shënojë plot katër gola, duke siguruar kështu trepikëshin. Tashëm Vllaznia me këtë fitore të marrë gjendet në kuotën e 41 pikëve duke u renditur në vendin e pestë. Një pozicion që mund të jetë momental pasi duhen parë edhe ndeshjet e sotshme.

Pjesa e parë

Janë shkodranët ata që nisen të parët për të kërkuar golin. Një gol që në minutat e para do t’u jepte mundësi shkodranëve më pas që do të menaxhonin më mirë rezultatin. Do të ishte Shtubina i pari, i cili në minutën e pestë do të arrinte që me anë të një aksioni personal të shkonte në drejtim të zonës krutanëve. Sulmuesi e kroson topin për në qendër të zonës aty ku gjendet Bushiç, mirëpo kroati nuk reagon ashtu siç duhet duke humbur një shanas mjaft të mirë. Kështu do të hapej edhe loja e cila pas këtij aksioni do të prodhonte një sfidë me temp loje të lartë. Të dyja skuadrat bëjnë një lojë të hapur, edhe pse janë në një terren mjaft të vështirë. Është Vllaznia ajo që tregohet më e sakta dhe me e uritura për gol. Me anë të ofensivës së bërë skuadra vë disa herë në vështirësi krutanët që nuk reagojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Një presion ky që më pas do të sillte edhe golin e parë. Do të ishte Kruja ai që do të shënonte për Vllazninë në minutën e 8-të. Lojtari arrin të driblojë mirë tre lojtarë të Kastriotit dhe më pas me anë të një goditjeje e çon topin në rrjetë. Tifozët shkodranë të cilët ishin shumë të në numër festojnë, pasi goli i parë i shënuar shpejt i jep një përparësi mjaft të madhe skuadrës së tyre. Edhe pse kanë shënuar skuadra mike nuk toleron dhe vihet përsëri në kërkim të golit kësaj radhe me anë të Bushiçit, i cili do të gabonte përsëri para portës. Nga ana tjetër mbrojtja e Vllaznisë dhe nuk do të kishte shumë punë, ndërsa topi do të shkonte drejt portës së Vllaznisë së Vujadinoviçit vetëm një herë. Mirëpo në minutën e 22-të do të vinte edhe goli i baraspeshës për Kastriotin. Mbrojtësit shkodranë do të gabonin dhe kështu Doku nuk do ta kishte të vështirë që të shënonte dhe të barazonte rezultatin. Një gol ky që duket se hapi edhe ndeshjen, e cila bëhet edhe më e fortë, pasi të dyja skuadrat vihen në kërkim të golit që mund t’u japë një siguri për pjesën e dytë. Mbrojtjet shumë të konsoliduara nuk lejojnë skuadrat që të bëjnë afër portës, por tentohet me goditje nga jashtë. Zone. Një lojë nga e cila del fitimtare Vllaznia, e cila me anë të Tafilit shënon edhe golin e avantazhit, kur kishin mbetur vetëm dy minuta nga përfundimi i minutës së rregullt. Kështu do të mbyllej pjesa e parë dhe të dyja skuadrat do të shkonin me rezultate të pandryshuara në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë do të shfaqet me të njëjtën tablo, me shkodranët dominues dhe vendasit krejtësisht të dorëzuar.

 

Ndriçim Shtubina do të arrijë të shënojë golin e tretë në minutën e 58-të, duke u ndihmuar nga terreni i renduar, që e mbajti topin në pozicion ideal për të shënuar. 9 minuta më vonë krutanët do të shënojnë nga pika e bardhë e 11 m me Cacen, ndërsa në minutën e 82-të do të jetë Bushiç, që do të vuloste rezultatin final, Kastrioti 2 dhe Vllaznia 4. Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, u shpreh i kënaqur për fitoren e marrë ndaj Kastriotit në Krujë, por qëndroi me këmbë në tokë, duke theksuar se gara për mbijetesën nuk është mbyllur ende. “Ne e kishim përgatitur këtë ndeshje sipas mënyrës sonë. Si gjithmonë i marrim sfidat një e nga një. Jemi të gëzuar që gjithçka shkoi mirë. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë derisa të sigurojmë qëndrimin në kategori”. Ndërsa trajneri i krutanëve Nevil Dede, si gjithmonë i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij ka deklaruar se mënyra se si u luajt në këtë ndeshje tregon shumë dhe se të gjithë protagonistët duhet të tregojnë më tepër respekt për veten. Kujtojmë se javën tjetër shkodranët do të përballen në sfidën më të rëndësishme të tyre atë përballë rivalit direkt si Tirana.

 

 

Apolonia mund Dinamon, Elbasani pëson ndaj Mamurrasit

Apolonia fiton ndaj Dinamos dhe i afrohet edhe më shumë pozicionit të parë. Skuadra fierake shkatërron Dinamon në “Selman Stërmasi” me rezultatin 4-0, duke konsoliduar pozitat në vendin e dytë të Kategorisë së Parë me 54 pikë, 8 më shumë se Tërbuni i vendit të tretë. Janë pikërisht pukjanët ata që shtrojnë rrugën e Apolonisë drejt rikthimit në Superiore pas humbjes 1-0 që pësuan në Himarë. Kurse Elbasani kryesues pësoi një disfatë pa shumë dëme në transfertën e Mamurrasit me rezultatin 4-3. Për verdheblutë, kjo është humbja e pestë sezonale që rihap gjithashtu edhe luftën për titullin kampion pasi Apolonia e ndjek me vetëm një pikë më pak. Në takimet e tjera, Kamza bie sërish në vendin e parafundit pas humbjes 1-0 në fushën e Pogradecit, ndërsa Albpetroli mbetet ende në fund të klasifikimit, pavarësisht fitores 3-1 ndaj Luftëtarit që mbetet në kuotën e 31 pikëve. Fitore me peshë në luftën për mbijetesë arriti edhe Veleçiku që kaloi 2-1 Shkumbinin duke u ngjitur në vendin e 14, ndërsa Tomori ra në Berat pasi u mund 3-1 nga Burreli. Fitore surprizë regjistroi edhe Ada e Velipojës 2-0 në fushën e Butrintit, duke u ngjitur në vendin e 9 të klasifikimit me 34 pikë.

 

 

Mehmeti shënon dopietë, mposht Xhakën

Admir Mehmedi ka shënuar në fitoren e artë të Frajburgut kundër Borusia Mynshengladbah. Në ndeshjen e javës së 31 të Bundesligës, skuadra e shqiptarit, që lufton për mbijetesë, ka mundur të marrë tri pikë të arta përballë skuadrës së Granit Xhakës, duke e parë veten tashmë në kuotën e 35 pikëve. Miqtë shënuan të parët por Mehmedi barazoi gjithçka në minutën e 57 për të vijuar më pas me dy gola të tjerë me autorë Sorg dhe Darida (71, 72) dhe golin e dytë të Mehmedit në minutën e 87. Nëse në këtë takim Admir Mehmedi arriti të shënonte, shoku i tij i skuadrës te Zvicra Granit Xhaka e la ndeshjen në minutën e 69 pas dy kartonëve të verdhë.

 

 

 

 

Share it :