Sulm kamikaz në një shkollë në Pakistan, mbi 100 të vdekur, mes tyre 84 fëmijë

pakistaMbi  100 persona, mes tyre 84 fëmijë janë vrarë gjatë një sulmi taleban në një shkollë ushtarake në qytetin veriperëndimor, Peshavar, bëjnë të ditur zyrtarët, informon BBC. Pesë ose 6 persona të veshur me uniforma të sigurisë kanë hyrë në shkollë. Mësohet se janë dëgjuar të shtëna me armë dhe shpërthime gjatë kohës që forcat e sigurisë rrethonin zonën. Forcat e ushtrisë thanë se shumica e 500 studentëve të shkollës janë evakuar, ndërsa nuk dihet qartë se sa është numri i personave që mbahen peng.

Share it :