Sugjerimet/ Regjistrimi i pronave, problemet dhe zgjidhjet që ofrohen

 Sonila Mesareja

Konstatimi, regjistrim i ngadaltë dhe jo i plotë; mospërcjellje e informacionit në kohë; mungesë e një metodologjie të unifikuar në praktikë

tapi Në tryezën e organizuar dje në Ministrinë e Drejtësisë u hodhën mbi tavolinë gjithë problemet e konstatuara dhe sugjerimet sesi duhet të zgjidhen sa më parë për t’i dhënë fund problematikave me pronat. Në tërësi është konstatuar një regjistrim i ngadaltë dhe jo i plotë i pasurive të paluajtshme në të të gjithë territorin. Gjithashtu, edhe mospërcjellja e informacionit të plotë, të duhur e në kohë. Një tjetër problematikë është përdorimi i hartave dixhitale dhe mbivendosjet, sipas përcaktimeve të VKM nr. 255/2010 (Mungesa e një metodologjie të unifikuar në praktikë.) Së fundi edhe përpunimi i të dhënave (nenet 5 dhe 6 të shtojcës 1) sipas VKM nr. 658/2012. Duke parë këto problematika në regjistrimin e pasurive, u sugjerua zgjatja e afatit, ose thellimi i bashkëpunimit institucional. Gjithashtu, identifikimi i zonave, vendosja e një plan veprimi me afate konkrete për identifikimin dhe rakordimin me institucionet për verifikimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë në zonat, komunat të cilat kanë probleme me vendimet që janë të pa shoqëruara me harta. Në lidhje me grupimin e të dhënave të parashikuara në nenet 5 dhe 6 të VKM 658/2012, shqetësimi i paraqitur nga AKKP për përpunimin e të dhënave të përcjella nga ZRPP, mund të caktohet një datë tjetër duke arritur në dakordësinë ndërmjet këtyre institucioneve, duke vijuar me ndryshimet (një rast mund të jetë data 31 janar për çdo vit pasardhës). Për sa i takon çështjes së përpunimit nga AKKP është një funksion i cili mund të ndryshohet duke qenë se ZRPP ka informacionin bazë pra të dhënat kontratave të shitjes dhe ndarjen sipas zonave kadastrale. Ky ndryshim mund të arrihet në kuadër të përshpejtimit dhe shkurtimit të zgjatjes së procesit duke e përcjellë këtë informacion nga ZRPP.

 

Share it :