Spanja KO, Kili e godet dhe kalon në raundin tjetër

Spanja duket se ka pësuar edhe disfatën e radhës, ndërsa ka qenë skuadra e Kilit ajo që ka arritur ta mposhtë

kili spanje Ndeshja nisi me një temp normal nga të dy krahët. Si kilianët ashtu edhe spanjollët po studionin lojën e njërit-tjetrit. Kili ishte me formacionin e ndeshjes së parë, ndërsa Spanja kishte vendosur të luante me Martinezin dhe Pedron. Dy lojtarë që mendohej t’i jepnin freski formacionit. Loja nis e qetë. Janë spanjollët ata që mundohen të zotërojnë topin, por janë shumë të vakët në fazën sulmuese. Ndërsa kilianët janë më të bashkuar dhe Sançezin me Vidalin, që janë dy nga shtyllat dhe mundohen të kryejnë kombinime para mbrojtjes spanjolle. Një sfidë që luhet midis lojtarësh që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, pasi luajnë në kampionate të njëjta. Loja është e vështirë dhe kryesisht me aksione nga të dy krahët. Janë kilianët ata që tregohen më të qartë dhe kanë ide më të mira, ndërsa nga krahu tjetër spanjollët duken të vakët. Një lojë si ajo e luajtur në pjesën e dytë me Holandën. Një Spanjë e cila nuk transmeton as spektakël dhe as rezultat. Një lojë e cila mbështetet vetëm në tiki-taka, por që nuk ka finalizimin. As mesfusha nuk gjendet në ditë të mirë. Buskets dhe Ksavi nuk shkatërrojnë aksione të nxjerrin lojë. Iniesta me Silvën nuk driblojnë dhe nuk kanë aftësitë për të çuar drejt sulmit topin. Ndërsa Pedro dhe Kosta nuk kanë mundësi të dalin para portës, pasi nuk kanë shumë kontakt me topin. Një lojë e cila nuk ka rezultat dhe nuk tërheq as taktikisht dhe teknikisht. Ndërsa nga krahu tjetër Kili tregohet më i saktë dhe i ka idetë më të qarta se si duhet që të shkojë drejt golit. Përdorimi i krahëve në mënyrë efektive, por edhe loja shkatërruese në mes sjell frytet e saj. Në minutën e 20-të është Vargas ai që pas një topi të marrë do të nxjerrë blof Kasijasin dhe më pas do të çojë topin drejt portës. Kili kalon në avantazh dhe Spanja e shikon veten në disavantazh. Një gol që duket se u ul shpresat iberikëve se do të bëjnë diçka. Gjithsesi, Spanja nuk ndryshon lojë, por vazhdon me të njëjtin model edhe 20 minutat e ardhshme. Një lojë e cila do të sillte edhe disfatën e dytë. Pas një goditjeje dënimi, e cila do të grushtohej nga Kasijasi, do të gjendej mjaft mirë Aranguiz, i cili do të gjuante duke mposhtur gardianin iberik. Tashmë ekipi i Del Boskes i duhej ta shikonte veten në disavantazh me dy gola vetëm kur kishin mbetur pak minuta nga mbarimi i ndeshjes. Pjesa e dytë do të niste me ndryshime. Në lojë do të futej Koke që do të zëvendësonte Ksavi Alonson, ndërsa dy zëvendësimet e tjera do të ishin Kosta që do të zëvendësohej nga Torresi dhe Karzola që do të hynte në vend të Pedros. Ndërsa nga krahu tjetër edhe Kili bëri zëvendësimet e tij. Loja e Spanjës u duk se do të rregullohej, pati përmirësime, por që nuk ndikuan në rezultat. Silva dhe Iniesta nuk ishin në ditën e tyre të mirë dhe këtë e treguan me paraqitjen e tyre të dobët. Në minutat e para ishin Kosta dhe Busktes ata që patën shanset e arta për të shënuar përballë me portierin, por gabuan në momente decizive. Loja e spanjollëve kishte ndryshime, por kilianët ishin mjaft të qetë dhe arritën të menaxhonin rezultatin. Aleksis Sançez ishte problemi numër 1, duke arritur të rrëmbente disa topa dhe duke presionuar mbrojtjen që ishte e turbullt. Një disfatë që sa vinte dhe shtohej me kalimin e minutave. Ishte Iniesta dhe Karzola ata që goditën nga jashtë zone, mirëpo ishte portieri Bravo ai që reagoi mjaft mirë me pritjet e bëra. Minutat shkonin drejt fundit dhe për spanjollët shpresat duket se kishin humbur, pasi duhej vetëm një mrekulli për të bërë ndryshimin. Kështu, sfida u mbyll me shifra të pandryshuara dhe i jep kualifikimin Kilit për fazën tjetër, ndërsa Spanja duhet të luajë edhe ndeshjen ndaj Australisë për formalitet, pasi janë të eliminuar.

Share it :