Sot në 1 prill/ Hyn në fuqi ligji për bastet sportive, bosët e kumarit i kthyen mbrapsht qeverisë “Fundin e Marrëzisë”

Sot, në 1 Prill 2024, merr fund “Fundi i Marrëzisë”! Ligji për bastet sportive ka hyrë në fuqi ditën e sotme, pas miratimit në Parlament rreth 3 javë më parë me 72 votat pro të mazhorancës.

Lojërat e fatit rikthehen të luhen ligjërisht në Shqipëri pas 5 vitesh, teksa aktivitetet nuk do të zhvillohen më në ambiente fizike, por vetëm online. Bastet do të luhen nëpërmjet nëpërmjet telefonave apo kompjuterëve në aplikacionet e licencuara të subjekteve që do të mund të përfitojnë licencës nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Në total, do të jepen vetëm 10 licenca, por kompanitë që do të duan t’i marrin duhet të depozitojnë miliona euro. Kusht për këto kompani është që të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Pra, një kompani shqiptare do të duhet të ketë një partner europian për të përfituar licencën.

 

Burime për Media Ditarin bëjnë me dije se deri më tani janë ofruar shumë pak subjekte për të marrë licencën, për shkak të kushteve të vendosura në projektligjin për bastet sportive. Bashkëpunimi me kompanitë e huaja dhe depozitimi i të paktën 4 deri në 5 milionë eurove kanë bërë që edhe ish-kompanitë më të mëdha të basteve deri në vitin 2019 të hezitojnë për të marrë licencën.

 

Për sa i përket pagesave ndaj klientëve fitues, të gjitha do të bëhen nëpërmjet bankave. Qytetarët do të luajnë baste vetëm online me kartën e tyre të bankës, në të cilën edhe do të mund të tërheqin shumën e fituar. Mosha e lejuar për të luajtur baste sportive është ulur në 18 vjeç, pasi 5 vite më parë ishte 21 vjeç.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :