“Sot 14 Marsi”, Berisha uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Verës! Hirushen e festave tona !

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka uruar festën e ‘Ditës së Verës’.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha uron që kjo ditë të sjellë ndyshime të mira për të gjithë shqiptarët.

Reagimi:

Gëzuar Ditën e Verës! Të dashur miq, nga zemra ju uroj Gëzuar Ditën e Verës, festën magjepse të ndërrimit, çeljes së luleve, lulëzimit dhe bukurisë së natyrës dhe së bashku me të dhe njeriut.

Le të urojmë ne së bashku që kjo ditë të sjellë një ndryshim për mirë për të gjithë shqiptarët. Dhe njëherë: Gëzuar Ditën e Verës! Hirushen e festave tona’.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :