Sipas burimeve të Syri TV, të raportuara nga gazetarja Alba Kepi dhe të sinjalizuara edhe nga ekspertë italianë të sigurisë kibernetike, i njëjti problem serioz i sigurisë informatike që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në Itali prek edhe administratën shqiptare, përfshirë administratën shtetërore dhe atë gjyqësore.
Ekspertët paralajmërojnë se në Shqipëri përdorimi i të njëjtit softuer dhe i së njëjtës paketë Microsoft, të instaluara për menaxhim dhe mirëmbajtje të sistemeve kompjuterike në administratën shtetërore e gjyqësore, krijon rrezik real për akses të paautorizuar, monitorim në distancë dhe shkelje të privatësisë.
Sipas tyre, dobësitë e evidentuara në Itali mund të jenë të pranishme edhe në Shqipëri, për shkak të arkitekturës së njëjtë teknologjike dhe mungesës së mekanizmave të fortë kontrolli dhe monitorimi.
Kam hyrë disa herë në PC: të gjithë magjistratët janë në rrezik”
NJË SOFTWARE MIRËMBAJTJEJE QË MUND TË SPIUNOJË
Emisioni “Report” transmeton sonte një hetim tronditës mbi dobësinë e sistemeve informatike që përdorin të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët italianë.
Ministri Nordio ka mohuar çdo rrezik, duke deklaruar se softueri ECM lejon vetëm hyrje nga distanca për mirëmbajtje, se është instaluar që nga 2019, nuk është aktiv dhe se çdo akses regjistrohet.
Por një eksperiment i kryer nga GIP Aldo Tirone dhe një teknik i administratës gjyqësore ka treguar të kundërtën.
“PC-të e prokurorëve përgjohen”. Ministria injoroi alarmin
Në një intervistë ekskluzive, tekniku i drejtësisë (anonim) tregon se ka pasur akses në kompjuterin e GIP-it të Alessandrias, Aldo Tirone, përmes softuerit ECM.
Nga kjo lindi alarmi për një rrezik të mundshëm ndërhyrjeje në rreth 40 mijë kompjuterë, që do të trajtohet sonte nga Report.
Pse Tirone ju kontaktoi?
Sepse një koleg e kishte informuar se në kompjuterët e Ministrisë ekziston një sistem që lejon spiunimin e përdoruesve pa dijeninë e tyre.
Kur e bëtë provën e parë?
Në fillim të vitit 2025, dhe më pas disa herë të tjera.
Nga cila postë pune?
Kompjuteri i Tirones ishte në zyrën e tij (GIP, Alessandria), ndërsa unë ndodhesha diku tjetër.
Si funksionon?
Me një llogari administrative lokale aktivizohet në ECM komponenti VNC, një protokoll kontrolli në distancë që transmeton ekranin në kohë reale.
Në çdo organizatë me standarde minimale sigurie, VNC është i ndaluar, sepse përdoret lehtësisht për spiunazh.
A e kuptoi Tirone që ju ishit brenda kompjuterit të tij?
Jo. Ia thashë unë gjatë një telefonate, ndërkohë që ai po shkruante një dokument, pa e ditur që po vëzhgohej.
Tekniku shpjegon se ai po shikonte drejtpërdrejt çdo veprim të magjistratit. Mund të regjistronte sesionin. Mund ta shpërndante ekranin live edhe tek persona të tjerë
Prodhuesi i softuerit vetë paralajmëron në dokumentacion se ekziston rreziku i spiunimit të përdoruesve, nëse nuk respektohen rregullat e privatësisë.
A ka kontrolle? A lihen gjurmë? Nuk ka sistem që pengon një teknik të pandershëm të fshehë gjurmët. Akseset nuk gjenerojnë alarme. As GIP-i nuk u njoftua për hyrjet, Sistemi nuk monitorohet realisht që nga viti 2019
“Është e pamundur të dimë nëse në të kaluarën magjistratët janë spiunuar.”
Tekniku kritikon ashpër “ekspertët e kolltukut”, konsulentët që shesin raporte automatike dhe burokraci, “shitësit e tenxhereve kibernetike” që fitojnë aty ku IT-ja është e lënë pas dore
Sipas tij, ECM është i pasigurt që në projektim (by design) dhe shkel parimet bazë të sigurisë dhe privatësisë.

© SYRI.net




