Skolari nuk ka ndërmënd të jap dorheqjen

luiz scolariTekniku edhe pse morri një humbje tjetër të rëndë ndaj Hollandës, deklaroi se nuk ka ndërmënd të japë dorheqjen nga kombëtarja e Seleçao

 Tashmë duket se gjithçka është e kapitulluar për Brazilin. Humbaj e marrë ndaj Hollandës i dha fund njëëndrre të madhe të ngritur nga populli Brazilian që u shua brënda dy ndeshjesh. Ndërsa Skolari duket se është kapiteni që nuk do ta lëri anjien e mbytur. Kjo pasi tekniku akoma nuk mendon që tëjapi dorheqjen.Përballë Holandës, Seleçao tregoi edhe njëher se është ekip pa ide dhe jo i rrezikshëm pasi u mund me rezultatin 3-0, dhe e mbylli Botërorin e shtëpisë në vendin e 4-t. Një tjetër disfatë e rëndë kjo për 5-herë kampionët e Botës pas asaj ndaj Gjermanisë. Por edhe pse kombëtarja e drejtuar nga Luiz Felipe Scolari zhgënjeu një popull të tërë me mbylljen që i bëri Kupës së Botës, trajneri i Selesaos nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.“Do të qëndroj në postin tim deri në momentin që drejtuesit e Konfederatës Braziliane të Futbollit do të ma lejojnë diçka të tillë. Vetëm presidenti e ka në dorë vendimin e largimit tim nga përfaqësuesja, dhe mendoj se nuk është koha e duhur për të folur për diçka të tillë. Unë personalisht nuk jam i zhgënjyer që e përfunduam Botërorin në vendin e 4-t pasi nuk mund ta harroj faktin që në tre Kupat e Botës kam mbërritur gjithmonë në gjysmëfinale”.Në vijim Scolari habit edhe njëherë tjetër kur deklaron se skuadra e tij pavarësisht humbjes së thellë 3-0 zhvilloi një ndeshje të mirë përballë Holandës.“Besoj se kemi luajtur mirë, duke krijuar mundësi shënimi gjatë gjithë kohës.Goli i dytë erdhi nga pozicion jashtë loje, ndërkohë që rezultati është totalisht gënjeshtar.E përsëris ai gol që pësuam në fillimin e lojës ndryshoi tërësisht ndeshjen tonë”.Nga ana tjetër trajneri i Holandës, Louis Van Gaal u shfaq i kënaqur para mediave për Botërorin që zhvilloi skuadra e tij, por edhe për faktin se Holanda edhe pse u pozicionua e treta u largua nga Brazili pa pësuar asnjë humbje.“Ëndrra jonë ishte të shpalleshim kampionë Bote, por pavarësisht kësaj unë jam krenar për futbollistët e mi. ishte diçka shumë e bukur ta fitonim sfidën me Brazilin, por natyrisht jam i kënaqur edhe me faktin se në 7 ndeshje shënuam në total 15 gola”.Ndeshja me Brazilin ishte e fundit për Van Gaal në stolin e përfaqësueses holandeze sepse pas vetëm pak ditësh ai do të marrë drejtimin e klubit anglez të Manchester United, ndërkohë që vendin e tij në kombëtare do të marrë Gus Hidink. Tekniku duket i denjë për të vazhduar misionin e Van Gal duke qënë se ka gjithë eksperiencën e duhur për të drejtuar tulipanët e rinj.

 

Luis Enrike mbështeti transferimin e Suarez

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se Luis Enrique ishte mahnitur kur mësoi rreth planeve të klubit për transferimin e Luis Suarez.Blaugranët kanë siguruar shërbimet e sulmuesit uruguaian nga Liverpooli, i cili do t’i kalojë pesë vitet e ardhshme në Camp Nou.“Suarez është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe në fund të sezonit të kaluar, Andoni Zubizarreta, drejtori ynë sportiv, filloi të mendonte se duhej të sillnim një sulmues te klubi ynë”. “Luis Suarez ishte opsion dhe trajneri ynë iri, Luis Enrique, kur nënshkroi, ne ia shpjeguam të gjitha shumë shpejt dhe ai tha: ‘Padyshim që mund ta sillni Luis Suarezin te klubi. Silleni, ai është lojtar fantastik’”.“Është mahnitëse t’i bësh bashkë këta lojtarë Suarez, Messi dhe Neymar në të njëjtin klub.Është diçka fantastike dhe e pazakontë”, ka deklaruar Bartomeu për Sky Sports.

 

Për Vertonghen në lojë disa skuadra

Duket se katalanasit nuk do ta kenë të lehtë misionin Vertonghen. Agjenti i Jan Vertonghen ka konfirmuar se mbrojtësi i Tottenhamit kërkohet nga disa klube.Barcelona është përmendur si klubi i interesuar për shërbimet e belgut, pasi është në kërkim të një qendërmbrojtësi që do ta zë vendin e të pensionuarit Carles Puyol.“Disa skuadra janë të interesuara për Jan. Nuk mund të konfirmoj e as mohoj nëse Barcelona është një prej tyre”.“Tottenhami nuk është klub i vogël.Është shumë herët për të dhënë përgjigje.Shumë klube kanë treguar interesimin për Jan.Do të shohim”, ka deklaruar agjenti Mustapha Nakhli për Het Nieuësblad.Vertongheniu bashkua Spursave nga Ajaxi në vitin 2012 dhe që atëherë ka bërë mbi 80 paraqitje për klubin.

 

Mangala kalon testet mjekësorëte Siti

Eliakuim Mangala i ka kaluar ekzaminimet mjekësore të Manchester Siti, para kompletimit të transferimit në Etihad Stadium.28-vjeçari do të lërë kështu skuadrën e Portos dhe do të nënshkruajë për kampionin e Anglisë për 48 milionë euro.Raportohet se Siti do ta zyrtarizojë transferimin brenda 24 orëve të ardhshme.Qendërmbrojtësi ka qenë në shënjestër të klubit anglez qe disa muaj, ndërsa në qershor Siti transferoi bashkëlojtarin e tij, Fernando, për 15 milionë euro.Mangala ishte pjesë e përfaqësueses së Francës në Kampionatin Botëror, mirëpo ai nuk luajti në asnjë ndeshje.

 

 

Share it :