Skandali me gjyqet me Becchettin, Edi Rama pagoi 4.6 mln euro për studio ligjore, sa mori gruaja e Tony Blair
treguam sesi një akuzë e kryeministrit për “pastrim parash” ndaj një pronari mediaje që I bënte kritika qeverisë së tij, do t`ju kushtojë shqiptarëve më shumë se 110 milionë euro. Provat e gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zvicër, tregojnë se Francesco Becchetti u shpall I padëshiruar nga qeveria jo për pastrim parash, se për ato nuk u gjetën prova. Ishin pikërisht sulmet politike të Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, shkaku pse Becchetti fitoi gjyqin në arbitrazh, duke u marrë shqiptarëve më shumë se 110 milionë euro, pa llogaritur këtu edhe interesat. Do të mjaftonte vetëm ky vendim I Gjykatës së Arbitrazhit, që minimalisht ndaj Kryeministrit të vendit të ishte hapur një hetim penal nga SPAK, pork jo nuk ka ndodhur. Në vijim do t`ju tregojmë se fatura e gjyqeve të arbitrazhit është dhe më e madhe, ajo përfshin miliona euro pagesa për studio ligjore ndërkombëtare, që shpesh më shumë sesa kanë mbrojtur Shqipërinë në këto procese, duket se kanë qenë justifikim që qeveria të transferojë paratë për interesa lobimi të Kryeministrit Edi Rama.
Prej vitit 2015 e deri më tani, shteti shqiptar ka paguar rreth 12 milionë euro fatura vetëm për studio ligjore, që ka kontraktuar qeveria për të mbrojtur intersat e saj në gjyqet e arbitrazhit ndërkombëtar.
Një nga kontratat e shumëpërfolura, për të cilën nuk u bë kurrë transparencë, është ajo mes Avokaturës së Shtetit dhe studios Omnia Strategy të Cherie Blair, bashkëshortes së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair.
Në vitin 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet, prezantoi me jo pak bujë se do të kishte “këshilltar pa pagesë” ish-kryeministrin e majtë të Britanisë, Tony Balir. Pas 2013, Blair është shfaqur shpesh në Shqipëri në krah të Edi Ramës, ndërsa në jo pak raste është përdorur edhe helikopteri I ushtrisë për të transportuar ish-zyrtarin britanik drejt bregdetit të jugut të Shqipërisë ku ka ndarë dreka e darka në resorte luksoze.
Për këto takime kurrë nuk është bërë transparencë nga qeveria shqiptare, ndërsa në jo pak raste janë ngritur edhe akuza publike, se Edi Rama përdor Tony Blair si lobues në zyra diplomatike apo qeveritare në perëndim dhe jo vetëm. Rasti më I fundit ishte ajo e sigurimit të një ftese për Kryeministrin Edi Rama në Bordin e Paqes të Presidentit Donald Trump, ku gjatë takimit në SHBA, Rama shkëmbeu një shtrëngim duarsh të përzemërt me Tony Blair.
Jo vetëm kaq, por Tony Blair nëpërmjet Institutit Tony Blair, ka projektuar edhe të famshmen ministre AI, Diella.
Por a janë këto shërbime falas? Deri më tani, nuk ka prova nëse qeveria shqiptare ka paguar drejtpërdrejt Tony Blair për këtë zemërgjerësi që ai I ka ofruar në formë këshillimi apo lobimi Edi Ramës. Megjithatë, bashkëshortja e Tony Blair, ka përfituar miliona euro për një tjetër lloj këshillimi, atë në proceset gjyqësore ndërkombëtare.
Omnia Strategy, kompani e Charie Blair, ka përfituar deri më sot së paku rreth 2.2 milionë euro pagesa nga buxheti I shtetit për të përfaqësuar Shqipërinë në proceset e arbitrazhit ndërkombëtar.
Pagesa më e majme, është ajo prej 1.5 milionë eurosh, që studio Omnia Strategy ka marrë për të mbrotjur Shqipërinë në gjyqin që Francesco Beketi fitoi kundër qeverisë shqiptare pas mbylljes së Agon Channel. Siç shihet nga dokumentet, omnia strategy ka qenë përfaqësuesja ligjore e shqipërisë në këtë proces, ku vendi ynë doli humbës me një faturë prej 110 milionë euro pa llogaritur ende kamatvonesat dhe pagesat.
Më herët, Shqipëria është përfaqësuar në gjyqin e arbitrazhit ndaj Beketit nga një tjetër studio, Foley Hoag. Për këtë studio, shteti shqiptar ka paguar mbi 470 mijë euro.
Në vitin 2018, qeveria shqiptare kishte kontraktuar studion ligjore Goëling ËLG, ku me anë të një vendimi qeverie të firmosur nga Edi RAma, kësaj studio do ti jepeshin 600 mijë euro për të përfaqësuar Shqipërinë në gjyqin me Beketin.
Në vendim, qeveria firmoste gjithashtu një tjetër transaksion prej 1 milionë eurosh poër një tjetër studio avokatie për një gjyq që kompania Anglo Adriatic Group Limited, kishte hapur ndaj Shqipërisë. Por le të mbetemi te fatura e Beketit. Pas vendimit për dhënien e 600 mijë eurove qershor 2018, rreth një muaj më vonë, në ditën e ditëlindjes së tij, Edi Rama firmoste një tjetër VKM, ku autorizonte Ministrinë e Infrastrukturës që nëpërmjet Avokaturës së Shtetit të lidhte shtesë kontrate me kompaninë Goëling ËLG me vlerë 950 mijë euro, për të përfaqësuar Shqipërinë në gjyqin ndaj Beketit.
Në 2 qershor 2021, Erion Braçe në cilësinë e Zv.Kryeminsitrit, do të firmoste dhe një tjetër vendim, që shtonte dhe 430 mijë euro për studion ligjore Goëling ËLG, për të përfaqësuar Shqipërinë në gjyqin ndaj Beketit. Këtë herë paratë I kalojnë nëpërmjet ministrisë së turizmit dhe mjedisit.
Por beteja në Arbitrazh, që dukej e humbur që në fillim për shkak të sulmeve politike të Edi Ramës, nuk e ndalonte këtë të fundit që të përdorte madje dhe fondin rezerverë të shtetit, për të paguar studion ligjore. Në 20 maj 2022, Edi Rama firmos personalisht një vnedim që I kalonte dhe 650 mijë euro studios ligjore Goëling ËLG, për të mbrojtur Shqipërinë përballë Beketit.
Në total, vetëm kjo kompani ka përfituar nga qeveria shqiptare mbi 2.5 milionë euro pagesa, ndërsa në total për tre studiot ligjore, atë të Charie Blair, Folegy Hoag dhe Goëling ËLG, qeveria shqiptare ka paguar mbi 4.6 milionë euro që t`u shpëtonte shqiptarëve faturën e kripur prej 110 milionë euro të Beketit.




