SKANDALI/ Ilir Proda në krye të Policisë së Shtetit pa Certifikatë Sigurie
Emisioni Investigativ Plug, teksa publikoi dosjen e vetingut të munguar të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zbardhi një skandal të paprecedentë. Sipas të dhënave të vetingut të tij nga AMP, rezulton se kryepolici i vendit nuk ka certifikatë sigurie. Mungesa e një dokumenti të tillë, vë në pikëpyetje të gjithë veprimtarinë e Ilir Prodës si drejtues i Policisë së Shtetit, ndërkohë që ai kompromentohet edhe nga fakti se ka akuza publike se është i lidhur me krimin e organizuar dhe bandat.
PJESË NGA EMISIONI PLUG
Deri tani folëm për karrierën e pasurinë e Ilir Prodës dhe familjarëve të tij. Sigurisht sa parashtruam më sipër ishin arsye të plotapër ta përjashtuar, e jo për të graduar Ilir Prodën në krye të Policisë së Shtetit. Por në vijim do tju tregojmë se jo vetëm pasuria do të duhet të ishte shkak për përjashtimin e tij nga Policia, por duket se edhe ato profesionale e kanë ngelur në klasë Ilir Prodën, që sot duhet të drejtojë edhe shumë burra e gra shembullore e që kanë derdhur djerëse për Policinë e Shtetit. Edhe Profesionalisht Ilir Proda, disa herë rezulton ngelës, e aq më i rëndë është fakti, që ka qenë në pamundësi për tju dhënë ccertifikata e sigurisë nga DSIK.
Një ndër shtyllat për të kaluar vetingun në polici është pastertia e figurës dhe vlerësimi në punë. Sipas vendimit të treshes famoze të AMP, Ilir Proda për periudhën 2018-2023 ka vetëm 3 vlerësime në dosjen e tij (fq 51):
➢ Për vitin 2018, është vlerësuar me 27 pikë.
➢ Për vitin 2021, është vlerësuar me 28 pikë.
➢ Për vitin 2022, është vlerësuar me 100 pikë.
Siç shihet për periudhën 2018-2021 është vlerësuar me 27 nga 100 pikë duke e bërë ngelës në ushtrimin e detyrës. Kurse në vitin 2022, kohë kur u afrua me Bledi Ccucin, Taulant Ballën dhe me problemet e Elbasanit si Drejtor, ai shkëlqën duke marrë pikët maksimale. E nëse edhe për këtë fakt, dikush mund të nxjerrë justifikimet përkatëse për standartin e Rilindjes, skandali vjen më pas.
Ligji 12/2018 për “Vlersimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të policisë së shtetit” në nenin 2 përcakton:
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është vlerësimi kalimtar dhe periodik i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, për të siguruar institucione të forta e të besueshme, me profesionistë me integritet.
Pra të kemi institucione të forta, të besueshme e me integritet thotë ligji. E ku ka më mirë se filtri i pajisjes me çertifikatë sigurie për të përcaktuar integritetin dhe pastërtinë e figurës për një zyrtar kaq të lartë të policisë në atë kohë e më të lartin tani. Në faqen 45, trupa e Vetingut shprehet:
VETINGU I AMP
Institucioni Ligjzbatues, me shkresën, datë 25.05.2023, për subjektin e vlerësimit Z. Ilir Proda, bën me dije se:
– Nuk është pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP) të vlefshme.
– Nuk është marrë vendim për refuzim, heqje apo pezullim të përkohshëm të CSP-së.
– Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me shkresën, datë 04.11.2021, ka shprehur vlerësimin përkatës për Z. Proda dhe aktualisht është ende në proces.
Në kuadrin e procedurave të verifikimit të sigurisë për pajisjen me CSP të subjektit Z. Ilir Proda, për t’u njohur me informacionin e klasifikuar në nivelin “Tepër Sekret”, struktura përgjegjëse është vënë në dijeni të të dhënave referuese në ngarkim të tij, dhe ka kryer procedura verifikuese, në përfundim të të cilave ka rezultuar se nuk konfirmohet vërtetësia e tyre.
Me shkresën, datë 27.07.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është drejtuar institucionit përgjegjës me vlerësimin përkatës.
Trupa e Vlerësimit në kuadër të një hetimi objektiv dhe të gjithanshëm, me shkresë, datë 05.12.2023, i është drejtuar institucionit përgjegjës me qëllim informimin mbi ecurinë e procesit të verifikimit të sigurisë së personelit për subjektin e vlerësimit Z. Ilir Proda.
Institucioni Ligjzbatues, me shkresën, datë 20.12.2023, bën me dije se Z. Ilir Agim Proda, nuk është i pajisur me CSP të vlefshme, pasi është ende në proces.
Pra nga sa lexojmë më sipër Ilir Proda ka marrë nga AMP një vlerësim pozitiv por edhe pse ka kaluar mbi tre vite dëri në ditën e daljes së këtij vendimi, mars 2024 nuk është pajisur me Çertifikatë Sigurie nga DSIK. Do të mjaftonte vetëm ky detaj që treshja e specialistëve të AMP të shkarkonin menjëherë Ilir Prodën, i cili nuk plotëson as kriterin në minimal të besueshmërisë dhe sigurisë për tu pajisur me certifikatë. Se cilat janë cenet dhe problemet e Ilir Prodës për këtë refuzim vështirë se do të bëhen ndonjëherë trasparente për publikun, por deri atëherë fati i Ilir Prodës do të jetë ose pastrim figure për shëbrim të mirë, ose sicc rilindja ka faktuar, pas përdorimit për interesa kriminale i hedh në rrugë e aq më keq në dyert e drejtësisë.
Ilir Proda mbanë atë detyrë me besimin e Edi Ramës, por jo të qytetarëve shqiptarë që dhunohen e helmohen prej tij. Por duke qenë se bëhet fjalë për Policinë e Shtetit, institucion i një rëndësie të madhe e të veccantë një drejtues me të tilla probleme, do ti shkaktonte vendin dëme të pariparueshme prej vitesh. Jo vetëm për kriminalizimin e policisë, për kthyerjen e efektivëve në eskortë të kriminelëve, apo për keqtrajtimin e qytetarëve. Por e bën Shqipërinë një aleat të pabesueshëm për partenrët e huaj, që ccdo ditë e më shumë ngrenë shqetësimin për sfidimin e rendit në vendet e tyre nga krimi shqiptar. E ndaj një pyetje lind edhe për këta të huaj apo ambasadorë të atashuar në Shqipëri. Ccfarë do të ndodhte në vendet tuaja, po të emërohej në krye të Policisë, një person me të shkuar të errët, pasuri të pajustifikuar, pa ccertifikatë sigurie e që dhunon e helmon qytetarët? Edhe nëse do të kishte një përgjigje, sërish ajo do të ishte diplomatike. Por ju të dashur qytetarë, për sa patë ju ngel barra të vlerësoni e të reflektoni! E sa nuk është vonë të reagoni, se sa do të vegjël të ndiheni, forca juaj është më e madhe nga sa e mendoni!




