Skandali/ Berisha: KLGJ nuk e dërgoi çështjen e Irenës as në ILD! Prokuroria e Përgjithshme nuk relatoi dëbimet
Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi gjatë një prononcimi para SPAK se “KLGJ nuk e dërgoi çështjen e Irenës as në ILD! Prokuroria e Përgjithshme nuk relatoi dëbimet”.
Berisha: Prokuroria e Përgjithshme pasi zvarriti për gati 22 muaj procedurën, sipas kërkesës së Adriana Kalasë si përfaqësuese e PD, nuk pranoi t’i jepte asaj në fund relacionin e përgatitur në lidhje me dy dëbimet dhe vendimin penal të Irena Gjokës.
Arsyeja u kuptua gjatë leximit të relacionit nga KLGJ.
Prokuroria e Përgjithshme shkeli ligjin dhe nuk relatoi në KLGJ dy dëbimet.
Shikoni se çfarë mashtruesi është ai Olsi, që i del emri atij atje ku nuk duhet të dalë, ai Olsi i Prokuroria e Përgjithshme.
Pra, dëgjojeni tani se çfarë bën, nuk ia dërgon KLGJ-së dëbimet.
Nuk i dërgoi sepse ai vetë është Irena Gjokë.
Sepse janë dytyrat e drejtësisë së kapur nga krimi dhe politika, që nuk kanë lidhje me ligjin e Kushtetutën.
Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese as që u shqetësuan nga çështje të tilla.
Irenat e Gjykatës Kushtetuese deklaruan se Irena është magjistrate legjitime, pavarësisht se ka dhënë vendime në kundërshtim të hapur me një ligj të votuar me tre të pestat, i cili përcakton se organi përgjegjës, kryetari dhe magjistrati, njoftojnë menjëherë këshillin për shkaqet e papajtueshmërisë që sjellin mbarimin e statusit të mandatit.
Në këto raste, magjistrati ndalon së ushtruari funksionin e magjistratit, kudo, përveçse në narko-shtetin shqiptar.
Më së paku gjykatat duhet të kishin pohuar detyrimin ligjor, parandalimin e funksionit.
Çështja ndërkohë është referuar një këshill dhe prokuror jo nga Irena si magjistrate, por nga Fredi Beleri dhe Adriana Kalaja, por Gjykata Kushtetuese nuk zhgënjen në vete turpërimin e saj.
KLGJ-ja, avertëbrorë, pa shtyllë kurrizore, i turpshëm, me 6 vota, nuk e marrin përsipër edhe pse janë organ kompetent për këtë çështje.
Nuk e ushtron këtë kompetencë për 22 muaj, në një kohë kur duhej të kthente për 15 ditë përgjigje.
Gjatë kësaj periudhe zvarrit procesin dhe në asnjë moment nuk vë në dyshim kompetencën e saj.
Pas zvarritjes për 22 muaj, gjatë të cilës Irena Gjoka në kundërshtim me ligjin, nuk ndalon së ushtruari detyrën, mblidhet dhe me paturpësi thotë se nuk është organi kompetent dhe se çështja i takon ILD-së.
Dhe që të mbrojë Irenën, nuk merr vendim ta çojë çështjen në ILD.
E merrni vesh apo jo?
Pra, ka thënë i takon, por nuk e çon në ILD.




