Skandal te Onkologjiku/ 6 medikamente mungojnë prej 2 muajsh, pacientët me kancer mbeten pa mjekim
Ndonëse luftojnë çdo ditë për jetën, 6 medikamente mungojnë në spitalin Onkologjik në QSUT. Bëhet fjalë për medikamente që trajtojnë të prekurat nga kanceri i gjirit, por edhe të trajtave të tjera të kësaj sëmundje të rëndë.
Gazetari Osman Stafa, nga jashtë spitalit Onkologjik, deklaron se ka rreth 2 muaj që mungon një prej këtyre medikamenteve, ndërsa të tjerë nga 1 muaj.
“Prej disa javësh në spitalin Onkologjik ka mungesë të medikamenteve që përdoren për kimioterapinë. Mjekët kanë kërkuar që të kalojnë në një linjë tjetër trajtimi, por protokollet nuk e lejojnë që të kalohet në një linjë tjetër trajtimin mungesë të medikamentit. Gjithashtu një tjetër medikament që mungon është ai që trajton kancerin e zorrës së trashë, kancerin e stomakut, por edhe të mushkërisë në raste të caktuara”, tha gazetari Osman Stafa për “News24”.




