SINTEZË/ Faktet ‘kokëforta’ që rënditi sot Argita Malltezi për kamuflimin politik të dosjes “Partizani”

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njëkohësisht bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi ( profesore në Fakultetin e Drejtësisë) doli sot së bashku me avokatët e çështjes në një konferencë për mediat, ku deklaroi se çështja Partizani nisi nga diktati politik. Ajo tha masa ndaj Sali Berishës është në fakt një goditje për opozitën e vendit.

Por le të shohim me detaje faktet e rënditua nga Argita Malltezi në konferencë.

1-SPAK pretendon se pronarët u kujtuan për pronat pas 2005, në fakt pronarët e kërkuan pronën që në ‘93. U është dhënë e drejta e parablerjes, ka nisur pjesërisht kthimi i pronës. Privatizimi i ndërtesave të klubit Partizani, që ishte detyrim ligjor, neni 7 i ligjit për pronat parashikonte pronat që nuk tjetërsoheshin. Por kishte një paragraf, që kur tjetërsoheshin automatikisht i ktheheshin pronarëve. Kjo ka ndodhur në 2005 nga qeveria socialiste.

2-Tymnaja që përpiqet të krijojë SPAK, tregon që klubi ka qenë jashtë funksionit. Një të akomodonte sportin dhe e dyta të gjeneronte të ardhura për shtetin. Klubi ka qenë në pjesën më të madhe nga banorë informalë. Shfrytëzohej edhe informalisht nga biznese private. Shteti nuk merrte të ardhura, nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizimi, përkundrazi pas privatizimit mori 800 mijë dollarë. I vetmi dëm në financat e shteti ka qenë mosveprimi i Ramës për moszbatim të lejes së ndërtimit që e dha vetë

3-Dekretet presidenciale provojnë që klubi i Partizanit nuk ka qenë kurrë në planin e përhapjes që prej   2004-ës. Këtë gjë e certifikon edhe OPGJ-ja e dosjes. Klubi i futbollit shërben si lokacion dhe jo si objekt.

4-Ende mbeten të fshehura nga SPAK 350 kontrata të shitjeve që në gropë të ndërtesave në 2010-2012 që siguruan vetëfinancimin e projektit.

5-Masa e arrestit të Berishës është vendosur dy muaj pasi ai ka qenë në masën detyrim paraqitje. Prokurorët kanë konfirmuar faktin se z. Berisha nuk ka prishur asnjë provë.  Masat e sigurisë janë vendosur pa marrë fare në pyetje Berishën dhe Malltezin, që është shkelje e Kushtetutës.

6-Duhet të ketë një veprim procedural të SPAK, i bërë në kuadër të nenit 246/paragrafi 6 i Kodit të Procedurës Penale në bazë të të cilit, Prokuroria detyrohet çdo dy muaj të bëjë një raportim përpara gjykatës për të treguar çfarë veprimesh hetimore ka kryer, për çfarë është përdorur koha nën hetim, kush janë provat që ka prodhuar ky hetim, si ndikojnë këto prova në pretendimet e Prokurorisë dhe kryesoja, si ndikojnë në masën e arrestit. Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg, në fazë hetimesh, pa asnjë provë, fakt, dokument apo dëshmi, që të tregojë se ata kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja “Partizani”.

7-Taulant Balla në 1 dhjetor 2020 bëri një kallëzim penal, në të cilin ngrinte disa pretendime që pastaj SPAK i përktheu të gjitha në pretendime të vetat. Pretendimi i parë ishte pronarët janë shpronësuar në kohën e Italisë, pasi toka është marrë për interesa publike dhe u është kompensuar me para. Për këdo në botë vlen parimi që ligji njihet. Pra, nuk mund të dalë dikush e të thotë “nuk e njoha ligjin”. Ky nuk është pretendim. Nëse ke shkelur ligjin, qoftë edhe nga padija, kjo të ngarkon me përgjegjësi penale. Ky është kallëzim i rremë. Taulant Balla duhet të ishte sot në bankën e të akuzuarëve me përgjegjësi penale për kallëzim të rremë.

@GAZETA STANDARD

Share it :