Marrëdhëniet seksuale gjithmonë kanë pasur një rol të rëndësishëm në shoqërinë njerëzore, për shkak të efekteve të veta biologjike dhe shoqërore. Të shpeshta janë shembujt në histori, që seksi (marrëdhëniet seksuale) ka sjellë gjerë te ndryshimet e thella në shoqëri. Shumë nga ata kanë ditur për sëmundjen e tyre, e kanë fshehur, disa kanë vdekur shpejtë e disa të tjerë sundimin e tyre, për shkak të sëmundjes që e kishin, e kanë shndërruar në sundim barbar e të përgjakshëm. Kohërat kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe sjelljet e njerëzve, ndërsa me këtë kanë ndryshuar edhe sëmundjet seksuale të transmetueshme. Për fatin e qenies njerëzore, të gjitha këto ndryshime kanë qenë të shoqëruara edhe me përparimin e shkencës mjekësore, që ka bërë të mundur zgjerimin e njohurive për to, zbulimin e shkaktarit, mënyrën e bartjes, mjekimin dhe mbrojtjen nga ato. Një nga njohuritë e rëndësishme është se ekzistojnë sëmundje të reja që barten me kontakt seksual, por nuk sulmojnë vetëm organet seksuale (gjenitale), si dhe sëmundje të cilat barten me kontakt seksual, që nuk manifestohen në organet gjenitale, por në organe tjera të organizmit. Duke pasur parasysh këto fakte, emërtimi i vjetër i tyre si sëmundje venerike, është zëvendësuar me termin e ri sëmundjet seksuale transmetusese. Sipas OBSH-së, ekzistojnë së paku 20 sëmundje që i takojnë këtij grupimi dhe kanë dy klasifikime sipas tablosë klinike dhe shkaktarit.
Sëmundjet klasike
Në sëmundjet klasike, tradicionale – veneriane numërohen: Gonorrhoea, Syphilis, Ulcus Molle (Shankroidi, Varra e butë); Lymphogranuloma Venereum, Granuloma Inguinale (Donovanosis) dhe të tjera sëmundje seksuale transmetuese: AIDS; Herpes genitalis; Citomegalovirus infeksionet; Hepatitis B,C; Condylomata acuminata; Molluscum contagiosum; Chlamydiosis urogenitalis; infeksionet gjenitale mikoplazmike; infeksionet me streptokok gr B; Vaginosis bacterialis; infeksionet gjenitale me bakteret e gjinisë: shigella, salmonella dhe campylobacter; Candidiasis genitalis; Trishomoniasis; Amebiasis; Lambliasis; Pediculosis pubis; Scabies.
Shpeshtësia Për çdo vit numri i rasteve të reja me STD është rreth 250 milionë në mbarë botën, që lirisht mund të thuhet se vazhdon gati e pashfrenuar pandemia me këto sëmundje. Rreth 2/3 e këtyre infektimeve merren nën moshën 25-vjeçare. Ndër më të shpeshta nga këto sëmundje është Gonorreja, pastaj infeksionet gjenitale jospecifike (klamidia, mikoplazma); Sifilizi – në dhjetë vjetët e fundit është dyfishuar (homoseksualët); pastaj Herpesi gjenital; Condylomata acuminata; trikomoniaza; Pediculosis pubis. Shqetëson parashikimi që në këtë epidemic botërore të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme AIDS, ka prekur mbi 40 milionë njerëz.
Rrethanat që favorizojnë përhapjen e këtyre sëmundjeve
Edhe përkundër përparimit të madh në diagnostikim dhe terapi, është paradoksale incidenca e rritjes së tyre dhe këtë rritje e favorizojnë shumë faktorë:
– Faktorët mjekësorë: inkubacioni i shkurtër apo mjaftë i gjatë, zhvillimi asimptomatik; pamundësia e diagnostikimit laboratorik te sigurt, shfaqja e tipave te rinj të mikroorganizmave rezistent ndaj ndikimit te barnave, të dhënat statistikore jo të plota (fshehja e sëmundjes), mungesa e vaksinës, pengimi artificial i shtatzënisë së padëshiruar me pilula (mospërdorimi i kondomëve), legalizimi i aborteve, infrastruktura shëndetësore e ulet, mungesa e edukimit shëndetësor dhe atij seksual.
– Faktorët shoqëroro-ekonomike: gjendja ekonomike, politike dhe kulturore, ndryshimin e mënyrës së jetesës dhe të botëkuptimeve për marrëdhëniet seksuale, ndërrimet e shpeshta të partnerit seksual, liberalizimi i kontakteve seksuale (revolucioni seksual), potencimi i seksit nga imediat dhe industria filmike, homoseksualizmi, perversionet (seksi orogjenital, anogjenital), vetmia dhe shoqërimi me persona të moralit të dyshimtë, alkoolizmi, narkomania, prostitucioni, vështirësitë ekonomike dhe problemet familjare.
– Faktorët etikë: tjetërsimi, zhvlerësimi i normave morale, tradicionale dhe fetare në shërbim të mbrojtjes së individit, familjes dhe shoqërisë.
– Faktorët demografikë: rritja e numrit të banorëve në botë e sidomos në qytete të mëdha dhe të industrializuara (mbipopullimi), migrimet ekonomike, politike, turistike, lëvizjet e trupave ushtarake nga një regjion në tjetrin, etj. Dr. Nijazi Ahmeti
Të njihni sëmundjet ngjitëse seksuale
Çdonjëri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptome si shkarkesë nga organet gjenitale, dhembje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale, si Klamidia, nuk shfaqin simptome. Për këtë shkak rekomandohet të bëni kontrollim për shëndet seksual, t’i bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale, nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomave, kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme t’i bëni analizat dhe të merrni tretman. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Simptomat e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen me muaj pas infektimit. Ju mund të shmangni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni prezervativ dhe ju dhe partneri tuaj t’i bëni analizat. Sa më shumë partnerë që keni, aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale.




