Si të heqësh celulitin pa recetë dhe larg mjekëve

cellulite_01Duke qenë një problem estetik dhe shëndetësor, celuliti konsiderohet patologji dhe është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Celuliti është një simptomë i qelizave të papërshtatshme në metabolizëm Shkaqet janë të ndryshme: trashëgimia, turbullirat tipike hormonale të adoleshencës, shtatzënia, përveç faktorëve të tillë si mbipesha, mungesa e lëvizjes, teprimi me ushqimet yndyrore, përdorimi i rrobave shumë të ngushta dhe jo të rehatshme. Por a mund të eliminohet celuliti? Po me vendosmëri dhe vullnet.

 

Mënyra e të ushqyerit
Konsumoni shumë perime dhe gjithmonë përdorni vajin e ullirit. Kthejeni në zakon pirjen e lëngut të boronicave apo ngrënien e tyre. Shmangni salsiçet të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut. E njëjta gjë vlen edhe për ëmbëlsirat dhje pijet alkoolike. Kosi pa yndyre dhe gjiza janë aleate të bukurisë, gjithashtu dhe djathi por bëni kujdes në përzgjedhjen e tij. Buka duhet të jetë e zezë, mundësisht pa maja birre. Ulni konsumin e kafes dhe rrisni konsumin e çajit të gjelbër.
Kufizoni konsumimin e kripës dhe erëzave, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë.
Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), mbase sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin e brendshëm.

 

Aktiviteti fizik
Tri herë në jave dilni për vrap ose shkoni në palestër. Nëse ju pëlqen noti, atëherë është zgjedhja më perfekte.

 

Trajtimet e bukurisë
Kremrat anticelulit janë të nevojshme edhe pse nuk bëjnë mrekulli. Aplikojeni kremin çdo ditë në zonat e shprehura dhe një herë në javë bëni një skrab anticelulit. Pasi keni bërë dush, lagni me ujë të ftohtë zonat me celulit, sepse ju tonifikon dhe përmirëson qarkullimin. Mos vishni xhinse shumë të ngushta, sepse pengojnë qarkullimin. Disa aparate për modelimin radiofrekuencë mund të tregohen efikase. Impulsi depërton më thellë dhe arrin deri në depozitimet celulite. Valët shkatërrojnë “hojet” dhe shpërbëjnë dhjamin e grumbulluar. Depozitimet dhjamore zvogëlohen, madje me aq efektivitet, sa ndryshimi bie në sy menjëherë pas procedurës. Pas një kursi 6-8 procedurash, pacientët mbeten shumë të kënaqur, sidomos femrat 20-40 vjeç.

 

Korrigjoni mënyrën se si qëndroni

Duhet të ecni drejtë me barkun brenda dhe shpatullat e hapura. Kjo është një ndihmë dhe kur punoni në kompjuter ose doni të shkruani. Në çdo rast, duhet të mbani gjithmonë kurrizin drejtë. Për çdo mënyrë të ndenjuri, duhet të gjeni mënyrën e përshtatshme e cila nuk do të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

 

Pini shumë ujë
Pini shumë ujë (jo lëngje të gazuara ose me sheqer, këto mund t’i pini vetëm në raste të veçanta).

 

Lëreni duhanin
Duhani dëmton shëndetin tuaj në disa mënyra të ndryshme, por mes të tjerash, ai shton nivelin e celulitit në trupin tuaj. Mospirja e duhanit është një gjë absolutisht e nevojshme, veçanërisht mbas moshës 30 vjeçe.

 

Luftoni mbipeshën
Të luftoni mbipeshën është e rëndësishme dhe kjo do t’ju shërbejë dhe për shëndetin në përgjithësi.

 

 

Banania, të shëndosh apo të dobëson?

Ky frut është çelësi i energjisë suaj. Nëse konsumoni vazhdimisht banane mes vakteve, atëherë do të shëndosheni, por mos harroni se ajo ka edhe efekte dobësuese. Banania nuk përmban asnjë yndyrë dhe është e mbushur me shumë vitamina, minerale, proteina, fibra. Jep efekte shumë të mira në shëndet, madje parandalon dhe përmirëson shumë sëmundje. Ky frut, i cili përmban 108 kalori, mund të bëhet shkak i marrjes së karbohidrateve të tepërta. Tek personat me një indeks të ulët glikemik, banania mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Banania është ushqimi më i mirë kur personi ka dëshirë të konsumojë diçka të ëmbël. Banania e konsumuar vetëm një herë në ditë nuk të shëndosh, përkundrazi, ju ndihmon të dobësoheni. Bananet janë të pasura me karbohidrate, fibra, vitamina, minerale dhe plotë energji. Personat të cilët merren me palestër dhe fitnes, pa diskutim duhen ta konsumojnë bananen. Madje para palestrës, do të ishte shumë mirë nëse konsumohet një e tillë, sepse ju jep fuqi, qëndrueshmëri dhe fortësi te trupit.

 

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.