Artan Fuga
(Debat qytetar në Facebook)
Flijimi
Ai kishte lexuar legjendën e Kështjellës të Rozafës dhe më thoshte se kultura shqiptare është e madhe, sepse mbështetet te vlera që individi duhet të sakrifikohet për kolektivin dhe sidomos që muret e kështjellës të qëndrojnë gjithmonë të forta.
Nisur që këtej, më kërkonte që të punoja për biznesin e tij jashtë kushteve të sigurimit teknik, duke më thënë se duhet të bëhesha fli për vendin tim të punës, puna është kështjella jonë, shtëpia jonë…
Sakrifikohu ! – më përsëriste çdo çast – si nusja e bukur e vëllait të vogël, mos u shqetëso kur të mos jesh më, një gji do të ta lë jashtë të ushqesh djalin e vogël.
Do të jap një pension të vogël që do pikojë ca nëpër shkëmb…
Blend FMani Tamam cka ndodh me ne pa dallim sot ne Shqipëri.
Bjeshkë Alia Unë populli nuk e kam të qartë se ç’mur po ndërtohet. Nuk di n’emër të kujt po sakrifikohet nusja e vogël. Nuk di as se kush është i urti që jep këshilla, as kush janë vëllezërit. Po me frymën e njeriut ç’kanë? Vlen më shumë se çdo institucion. Unë lexoj mes rrjeshtash, po a mund të lëshoj zë?
Fjala e dhënë
Ai më thoshte se kishte lexuar që shqiptarët janë të famshëm, sepse nuk e njohin kontratën e shkruar, por ama mbajnë fjalën e dhënë.
Po e thanë një herë, e mbajnë gjithë jetën.
Edhe i vdekur Kostandini duhej të ngrihej nga varri për të sjellë motrën nga krushqia me rastin e vdekjes të tij.
Aman o Zot, çfarë makabriteti.
Po ke vdekur o njeri, je çliruar nga çdo detyrim!
Çfarë dreqin bën që lemeris dynjanë duke u ngrit nga varri!!!
Nisur prej këtej Ai më kujtonte pa reshtur edhe mua ndonjë premtim pa rëndësi që i kisha bërë kalimthi para dhjetë vjetësh dhe kërkonte t’i qendroja besnik atij.
Ndërkaq, mua më ishte ndryshuar mendja.
Ai më bënte presion psikologjik duke më thënë : Ti si shqiptar nuk ke të drejtë të ndryshosh mendje sepse përndryshe turpëron popullin tënd.
Shpallesh tradhtar.
Dhe unë vazhdoja të therja djalën, por mbaja fjalën…
Xhulian Nito Sec kam pershtypjen qe ky virtyt ngelet thjeshte nje legjende per ne. Historia ka treguar qe ne nuk jemi te beses,e tregojne dhe ditet e sotme.
Ermal Adili Te mbash fjalen nuk eshte thjesht se po mban nje premtim dhe te duhet ta realizosh,por tregon qe si njeri ke moral te larte dhe jo dredharak duke u mbajtur ne premtime boshe.Por nrm ne ditet e sotme ka humbur humanizmi dhe njerezit jane me karakter te dobet,dhe udhehiqen nga parime me tipare egoizmi.
Rickyy Ni-to As nuk diskutohet qe shqiptarin e karakterizon mikepritja , mbajtja e fjales se dhene gjithashtu . Ne e dime te gjithe adhurimin qe ka shqiptari per te huajin (qe vjen si mik, jo si armik) te beson verberisht , a ben mire a keq , ai e di me mire se cdo teori ! Faktet flasin vete ! Hebrenjte vetem ne Shqiperi nuk u spinuan e u strehuan ne strehat e shqiptareve , lufta ne Kosove (eshte e tepert te thuhet se jemi te nje gjaku ) po shqiptaret ndane dhe buken dhe banesen me vellezerit e vet kosovare dhe pse te varfer , shqiptari e ben por nuk e di a e ben gjermani a italiani . Shqiptari te jep fjalen , dhe e mban , iken ne emigrim e punon e mban familjen , nenen , baben , motren , femijet, gruan , iken e nuk harron se ka lene pas njerzit e tij , njerzit i mban te bashkuar fjala e dhene , morali i premtimeve te medha , te vogla . Mardheniet tona jane marrveshje premtimesh e fjalesh te dhena . Shqiptaret i kane keto cilesi shume te larta me te cilat une jam shume krenar qe u identifikokam tek te huajt me te tilla cilesi . Nuk ka asnje keqkuptim ketu . Vlerat e larta morale jane te kristalizuara e shkelqejne si drita e diellit .
Majlinda Cami kete virtyt e mbartin shqiptaret me gjak te paster dhe nuk eshte nevoja me ta kujtu njeri qe ke dhene fjalen e duhet ta mbash. Eshte organike sikurse geni.
Rickyy Ni-to Epo “cifut” nuk na quan njeri te pakten ! Shume mire , mbajme fjalen , presim mikun … Faktet ne histori e deshmojne . Ali Pashai i Janines garden mbreterore e kishte me shqiptare nga veriu , dhe jo me kot . Nuk e kishte me greke , se dhe mund ta bente me greke . Ama … Shqiptaret e shkrete i ka zene halli , dhe halli pastaj te zvetenon nga morali e gjithcka .
Besiana Manaj Letersia artistike eshte art dhe nje lloj realiteti i permbysur.Koka atje ku jane kembet realisht dhe kembet lart ne koke.Ndoshta dhe nga emri qe me kane dhene me vete, noton ne mendjen time nje pse qe slodhet e skenaqet kollaj me pergjigje.—Cfare dinamikash kane bere te mundur lindjen/pelqimin e nje literature dhe gojedhenave te tilla,qe lavderojne e ngrene hymne per fjalen e dhene?Mendoj qe ne ate kohe nuk shkruhej per ate cka ndodhte dhe ishte normale,por per ate qe duhej te arrihej.Pra literatura ka shprehur deshiren,qellimin,majen me te larte dhe jo perditesine normale.Hymnizimi i fjales se dhene pasqyron dilemen morale te kohes.
Anxhela Jaupi Nje nder virtytet qe e ka karakterizuar gjithmone shqiptarin, por ne ditet e sotme per fat te keq, disa nga keto virtyte po zbehen dhe po zevendesohen me tipare jo pozitive, kjo si pasoje e ndikimit te faktoreve te jashtem negative.
Alma Papa Janë legjenda urbane këto tani si therrja e djalës apo kostandini i reckosur e i plurosur në majë të kalit
Njerëz të tillë nuk ka… janë zhdukur plotësisht
Tani duhet të mbrosh shpatullat
Lorena Peleshi Me ne fund po shohim nje drite shprese ne qarqet intelektuale qe historia dhe vlerat tona mos hiperbolizohen me. Mjaft me me makabritete si therrja e djales! Para se te jemi shqiptare, jemi njerezore, teper njerezore, sic shprehet Nicja.
Ertila Zaloshnja Prof.mos doni te na beni te kuptojme qe zakone si mikpritja besa etj ….ne kohet qe po jetojme jane thjesht utopi ????????
Rickyy Ni-to Ndoshta po na jep te kuptojme qe as kane qene , as jane , dhe as ka pse te jene tipare te tilla !
Asllan Koldashi Per fjalen e dhene jepet jeta, me fjale jeta falet. Historikisht fjala e dhene ka qene e shejte, e paprekshme, e padhunueshme qofte si e drejte ne vetvete qofte si detyre. Ne te gjithe malsine fjala e dhene identifikohet me nderin dhe krenarine.
Respekti ndaj mikut
Ai më thoshte se kam lexuar në letërsinë dhe gojëdhënat shqiptare se ju jeni shumë të dhënë pas mikut, dhe jepni kokën për të.
Unë nuk doja ta zhgënjeja dhe të turpëroja vendin dhe popullin tim në sytë e tij.
Dhe miqësisht bëja çdo punë që më ngarkonte.
Ai për të respektuar kulturën time dhe mendësinë time shqiptare nuk më paguante për punën e bërë dhe më trajtonte si skllav.
Francesko Ganaj Eshte e vertet qe thuhet,ama thuhet per mikun,jo shfrytezuesin
Amarildo Arapi besoj se duhet te kete lexuar ne gojedhena se shqiptari nk e ka sh te qarte sensin e vetepermbajtjes dhe kalon shum shpejt nga mikpritja vllazerore ne veprime te dhunshme, thellesisht te demshme per shendetin.
Rickyy Ni-to Ai mire e ka degjuar ne lidhje me mikpritjen e respektin e shqiptarit … eshte bash ashtu ! Por qe nga koha e ngjizjes se atij folklori me te tilla parime e virtyte , ka rrjedhur shume kohe . Koha dhe rrethanat ndoshta kane bere qe keto parime te deformohen . Qe miku te humbase nga statusi i tij , t’i largohet parimeve te tij te mira e te larta , shqiptari i ndodhur ne coroditje , ne hall sa me parimet e tij te tradites aq dhe me zhvillimet e momentit ku miqte , nen petkun e “miqesise” paskan qellime skllaverimi . Me pak fjale ne shoqerite moderne , perkundrejt atyre tradicionaleve , parimet e normat zakonore kanunore qe sigurisht kane shume vlera , duhet te perpunohen e ndiqen qendrime e sjellje respekti reciprok , ku sensi e qendrimi kritik nuk duhet te na lere per asnje moment . Te qenit kritik , sy e mendje hapur , ruan e forcon cdo mardhenie ndernjerzore , edhe miqesine e respektin reciprok .
Rickyy Ni-to Eshte interesant kendveshtrimi . Ai vjen nga nje kulture e nje te huaji drejt atij te nje shqiptari . Per fat te keq naiviteti nuk eshte se shihet me sy te mire , dhe pse kjo shqiptarin nuk e ul nga vlerat e larta morale , mirepo nese naiviteti behet shkak per skllaverim , nje gje e tille del jashte cdo parimi e norme folklori . Dhe per ceshtje te tilla “folklori” yne nuk eshte se te fal . Perkundrazi ! Por nuk eshte koha e folkloreve …
Rickyy Ni-to Keta te CEZ-it , do kene degjuar per respektin e mikpritjen tone ..
Besiana Manaj Letersia dhe gejedhenat (jo vetem ato shqipetare) mund te jene dhe gracke keqkuptimesh e burim klishesh ne jeten e perditshme.Veprime te njejta ,nuk vleresohen njesoj ne kultura te ndryshme.A mundesh si individ te mbash persiper fajin kolektiv apo te permbushes devotshem karakteristikat pozitive te vendit nga vjen?Tejet e pamundur.Keto pritshmeri mund ti “bejne gropen” cdo shpalosjeje individuale.Kur takon nje te huaj (dike qe nuk te njeh dhe nuk vjen nga e njejta kulture) ,ndihesh shpesh si nje individ i burgosur ne kornizen e klisheve te tij,jo rralle informacione siperfaqesore te kapura ne kete hapesire te lodhur mediatike,midis deres dhe pragut.
Alfred Collaku Numri i vizitorev,apo turisteve ne vend,teorikisht duhej te ishte shume i madh,nese te huajve do ti ishte ngulitur ne mendje se ne e leme koken per mikun…
Drini Bala ai ka lexuar ne gojedhena , letersi ose sipas legjendave te gjitha ne kohen e shkuar …. po a jane sot aktuale ,,,apo po ti vesh ne zbatim te duket vetja pa asnje vlere
Mikpritje
Ai më përsëriste çdo mëngjes se kishte lexuar në folklorin dhe letërsinë shqiptare se ne jemi shumë mikpritës.
Për të mos e zhgënjyer, unë e qerasja çdo ditë, mëngjes, drekë, darkë.
Ai pranonte për të mos më ofenduar.
Fraholli Ardi Sa e bukur kjo prof. Mikpritja ka humbur.
Artan Fuga Mikpritja si instrument manipulimi per të zhvatur
Anna Shara perafersisht kete do thosha, mu duk qesharake,
Urim Gjokola domethene,as mikpritja shqiptare nuk e kalon testin e imperativit kategorik te Kantit !?
Ertila Zaloshnja Ose Ose ajo puna e dollive : ngriti kaq shume dolli per shendetin e te tjereve sa shkaterroi shendetin e tij ….
Besiana Manaj Ah këto lavdëratat që kanë të fshehur grackën për ty.Ku e sheh veten duke vepruar sipas një koreografie që pritet nga ty,në një skenë sociale theatrale.E ndjej veten më të mënçur/mbrojtur kur me një buzëqeshje të sjellshme bëj sikur skam kuptuar.
Ema Meko Ku t’a gjejme nje keshtu si ty
Asllan Koldashi Mikepritja nuk ka qene kurre instrument manipulimi per te zhvatur. Historikisht Shqipetaret e kane mbajtur deren hapur edhe per udhetarin, se po te mos e lije brenda beheshe gazi i botes. Ne ate kohe vetem morrat munde ti zhvasje misafirit se gje tjeter skishte. Tani ka humbur mikepritja se e kane fut djallin ne barke shumica.
Edison Bregu hahahahaaa
Dalina Doci Mik – pritje … Nje mik qe te pret , por dhe te percjell pa e kuptuar :)) …ne kete rast tregoheh hipoktit jo vetem ndaj te tjereve, por edhe ndaj vetes …
Olti Vata Kete na e bejne te huajte,turistet apo kushdo qe vjen nga jashte.
Mbaj mend njeri nga Amerika me thoshte :Ju shqiptaret kam degjuar se mikun e prisni mire,i jepni per te pire,per te ngren,per te fjetur, (nuk e lejoni mysafirin per te paguar).





