Kartatzëvendësojnë paratë letër dhe lidhen me llogarinë tuaj rrjedhëse. Kartat e debitit janë ato karta që lidhen me llogaritë rrjedhëse, me të cilat ju mund të paguani për mallrat dhe shërbimet deri në shumë e disponueshme që keni në llogarinë tuaj. Kur paguani me një kartë debiti, llogaria juaj debitohet menjëherë. Nga ana tjetër, kartat e kreditit funksionojnë në atëmënyrë që ju të mund të blini mallrat kur dëshironi dhe të paguani një herë në muaj, bazuar në faturat që ju merrni nga banka.
Kartat
Karta zëvendëson paratë dhe lidhet me llogarinë tuaj rrjedhëse, ose me një llogari tjetër specifike për kartën. Kartat janë kuleta juaj elektronike. Nëpërmjet tyre ju mund të blini në terminalet POS, mund të tërhiqni para nga ATM-të, mund të blini në internet, mund të rezervoni hotelin ose biletën tuaj të avionit. Ka dy lloje kartash: karta debiti dhe karta krediti. Kartat e debitit janë kartat që lidhen me llogarinë tuaj rrjedhëse dhe me të cilën ju mund të paguani mallra dhe shërbime me shumën që ju dispononi në llogarinë tuaj rrjedhëse (përfshirë overdraftin e mundshëm që është miratuar për ju). Kur ju paguani me një kartë debiti, llogaria juaj rrjedhëse debitohet menjëherë. Nga ana tjetër, kartat e kreditit funksionojnë në një mënyrë të tillë që ju të mund të blini mallra kur ju nevojiten dhe të paguani një herë në muaj në bazë të statutit të llogarisë së dërguar nga banka. Ju mund të paguani të gjithë shumën e detyrimit ose një pjesë të tij, bazuar në llojin ekartës suaj të kreditit: Charge Card (karta të pagesave të mëvonshme, ose karta me tarifim, me të cilat klienti kryenshlyerjen e plotë të shumës së debituar brenda nje afati të paracaktuar nga banka), ose Revolving e cila shlyhet me këste mujore, brenda një afati të paracaktuar nga banka dhe që aplikon një normë interesi vjetore. Kjo normë varion kryesisht nga 5 deri në 10 për qind e borxhit gjatë një muaji. Interesi llogaritet mbi borxhin aktiv të mbetur.
Këshillat
Kartat mund të përdoren në ATM me numër identifikimi personal (PIN) i cili përbëhet zakonisht nga katër shifra. Niveli i sigurisë së përdorimit të një karte është shumë i lartë nëse ju i besonirekomandimit për të mos e mbajtur PIN-in tuaj në formë të shkruar së bashku me kartën. Përpiquni që ta memorizoni këtë numër. Për përdorimin e kartave të bankës aplikohet një komision. Kështu, përpara se ju të zgjidhni kartën tuaj, kontrolloni komisionin për lëshimin e kartës, komisionin vjetor për përdorimin e saj, atë për zëvendësimin e kodit të kartës/PIN dhe tarifën e aplikuar për tërheqjen e parave nga ATM-të. Vlerësoni se cila kartë ju përshtatet më mirë. Ndryshe nga kartat e debitit, që ju mundësojnë përdorimin e parave në llogarinë tuaj, kartat e kreditit kërkojnë më shumë kujdes. Ato janë një formë e kredidhënies afatshkurtër dhe mund të njihen edhe si një kredi konsumatore. Kushtojini një kujdes të veçantë limitit të kredisë që banka aprovon për ju. Verifikoni me një punonjës banke deri ku mund të shkojë limiti juaj i kredisë, pasi disa banka automatikisht e rrisin limitin e miratuar. Fatkeqësisht, kartat e kreditit shpesh shkaktojnë mbingarkim me borxh dhe në rastet më të këqija, klienti duhet të marrë një kredi konsumatore në mënyrë që të paguajë borxhin e kartës së kreditit. Ne ju këshillojmë që të mos e pranoni limitin që e tejkalon kapacitetin tuaj të borxhit, edhe nëse banka jua ofron një limit aq të lartë! Nëse ju pajiseni me një kartë kredititi që i përshatet kapacitetit tuaj shpenzues, atëherë kjo kartë do të jetë produkti që do të plotësojë nevojat dhe dëshirat tuaja.
387 mijë shqiptarë kanë nga një kredi
Janë rreth 387 mijë persona, të cilët kanë një hua për t’u shlyer bankave apo institucioneve të tjera financiare. Sipas raportit të fundit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2013, subjektet bankare dhe financiare kanë raportuar në total 954,307 kredi në këtë regjistër, nga të cilat 387,670 janë kredi aktive. Regjistri i kredive u krijua pak vjet më parë nga Banka e Shqipërisë për të pasur një historik të qartë të performancës së çdo kredimarrësi. Zgjerimi i Regjistrit të Kredive me subjekte të reja ndër vite, reflektohet dhe nëpërdorimin gjithnjë e më shumë të tij nga ana e subjekteve raportuese, thekson BSH. Në vitin 2013, rreth 26% e kërkimeve në regjistër i takon institucioneve financiare jobanka, unioneve të shoqërive të kursim-kreditit dhe shoqërive të kursim-kreditit. Gjithashtu, pranë Zyrës së Regjistrit të Kredisë kryhet edhe procesi i nxjerrjes së raportit të kredimarrësit dhe rishikimi i të dhënave të kredimarrësve. Gjatë vitit 2013, numri i kërkesave për raporte të kredimarrësit ka qenë 665, ndërsa janë adresuar 15 kërkesa për rishikim të të dhënave të kredimarrësit. BSH thekson se numri i pjesëmarrësve në Regjistrin e Kredive pritet të rritet në periudhat në vijim. Disa subjekte janë duke kryer testimet e nevojshme paraprake, ndërkohë që për një subjekt tjetër ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë kryer vlerësime të kapaciteteve teknike dhe organizative, si hap i parë drejt pjesëmarrjes së plotë në regjistër.




