Si e censuroi Peleshi mesazhin e DASH, deklarata e Zëvendës Sekretarit të Shtetit

Si e censuroi Peleshi mesazhin e DASH, deklarata e Zëvendës Sekretarit të Shtetit

Kuvendi postoi sot një njoftim për shtyp në lidhje me takimin e kryetarit Niko Peleshi në Departamentin e Shtetit.

Peleshi u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Michael Rigas.

Që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA, mesazhi kryesor i amerikanëve për Shqipërinë ka qenë lufta ndaj karteleve të drogës.

Por në njoftimin e postuar nga Peleshi, nuk përmendet një gjë e tillë.

Mes rreshtave, thuhet se u bisedua për të adresuar fenomenin e krimit të organizuar në rajon (!).

“Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, forcimi i shtetit të së drejtës, si edhe përpjekjet e përbashkëta për të adresuar fenomenet e krimit të organizuar në rajon. Po ashtu, u diskutua zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare dhe rritja e investimeve amerikane në sektorë strategjikë në Shqipëri,” thuhet në njoftimin e Peleshit.

Megjithatë, kjo censurë dhe ky manipulim i Peleshit doli zbuluar pasi vetë zyrtari i lartë amerikan bëri një postim në median sociale.

Dhe sigurisht që Rigas përmendi aty luftën për të shkatërruar organizatat kriminale ndërkombëtare.

“Bisedë e frytshme me Niko Peleshin mbi ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të begatë për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë. Do të vazhdojmë punën tonë me Shqipërinë për stabilitetin rajonal dhe global, forcimin e NATO-s, shkatërrimin e organizatave kriminale ndërkombëtare dhe rritjen e mundësive të biznesit për SHBA-në,” shkruan zyrtari amerikan.

Mafia shqiptare, me lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës dhe e pranishme fuqishëm në Amerikën Latine, është kthyer në shqetësim për sigurinë jo vetëm të SHBA, por edhe të Europës.

Ky shqetësim është ngritur deri në Kongresin amerikan.

Share it :