Në lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, i janë përgjigjur edhe pyetjes: ‘Se si do ta frikësojë Opozita e Bashkuar, Ramën?’
‘Deri më 30 korrik është një llogari e hapur e jona e dhe e gjithë ndërkombëtarëve me Ramën.
Faj më të rëndë se pengmarrja nuk ka artikualuat askush.
Më qartë se e ka thënë Yuri Kim, se ‘asnjë faktor ekstra nuk mund të marrë peng marrvëshjen’ ka qenë aq eksplicite sa nuk bëhet më.
Nuk ka aq naiv sa të besoj se prononcimi publik i Pompeos, nuk ka pasur një informacion nga selia diplomatike në Tiranë.
Denoncime të tilla kaq të forta si ai i deputetit të Bundestagut gjerman Ëhadepul dhe i Varheleyi, nuk ka pasur kurrë.
Gjuhë më të fortë edhe nga Europa për një çështje të caktuar nuk kemi pasur kurrë’-tha Vasili.
Ndërsa Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD tha se ajo që e frikëson Ramën është qëndrimi konseguent I opozitës së bashkuar.
‘Opozita e bashkuar e ka frikësuar Edi Ramën me qëndrimin e saj konseguent.
Edi Rama është më i braktisur se kurrë.
Është frika që e ka kushtëzuar që pas marrëveshjes së 5 qershorit si edhe fakti që nuk i dalin llogaritë si dhe rruga që ka zgjedhur opozita e bashkuar për ti qëndruar përballë. Se ai nuk njeh rrugë tjetër përveç frikës.’-tha Kaso.



