Shqiptarët “hanë” depozitat bankare

 Depozitat kanë shënuar tkurrje për dy muaj radhazi

 

banka_para-euroDepozitat kanë shënuar tkurrje për dy muaj radhazi, duke rënë si në dhjetor – kohë kur tradicionalisht kursimet rriteshin si rrjedhojë e prurjeve të emigrantëve –  ashtu dhe në janar.

Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat mujore të Bankës së Shqipërisë, që ka publikuar njëkohësisht të dhënat për dhjetorin 2013 dhe janarin 2014.

Totali i depozitave në fund të muajit janar arriti në rreth 950 miliardë lekë, duke rënë me 0.01% në raport me dhjetorin 2013. Në muajin e fundit të vitit të kaluar, depozitat rezultojnë që të ketë zbritur me gati 0.1% me bazë vjetore. Kjo është hera e parë që depozitat tkurren në dhjetor, që nga muaji i fundit i vitit 2008, kur kursimet ranë për shkak të panikut të krijuar nga kriza globale. Ndërkohë edhe në dhjetor 2012, rritja ishte minimale, duke reflektuar tkurrjen e prurjeve të emigrantëve (gushti dhe dhjetori janë zakonisht dy muajt kur reflektohej tendenca sezonale e shtimit të kursimeve në banka, sidomos atyre në valutë). Statistikat tregojnë se për 9-mujorin 2013, prurjet e emigrantëve ranë me 33% me bazë vjetore, ndërkohë që Ministria e Financave ka parashikuar që për gjithë 2013-ën, ato të ulen me 25%.

Për gjithë vitin 2013, depozitat u rritën me 2.1% apo 19 miliardë lekë, ritmet më të ulëta të zgjerimit në dekadën e fundit. Një vit më parë, rritjet përkatëse ishin 55.4 miliardë lekë, apo 6.3%.

Vetëm kursimet në lekë janë rritur në 2013-ën (plus 3.7% apo 17 miliardë lekë), ndërkohë që depozitat në valutë, sidomos ato të individëve ranë me rreth 14.5 miliardë lekë (gjithsesi, në total kursimet në monedhë të huaj u rritën lehtë për shkak të rritjes së depozitave të transferueshme në valutë).

Në fund të 2013-ës, kursimet në valutë përbënin 48% të totalit, nga 49% që ishte pesha një vit më parë.

 

 

Tkurrja e emigrantëve

Totali i depozitave në fund të muajit janar arriti në rreth 950 miliardë lekë, duke rënë me 0.01% në raport me dhjetorin 2013. Në muajin e fundit të vitit të kaluar, depozitat rezultojnë që të ketë zbritur me gati 0.1% me bazë vjetore. Kjo është hera e parë që depozitat tkurren në dhjetor, që nga muaji i fundit i vitit 2008, kur kursimet ranë për shkak të panikut të krijuar nga kriza globale. Ndërkohë edhe në dhjetor 2012, rritja ishte minimale, duke reflektuar tkurrjen e prurjeve të emigrantëve

 

 

 

 

 

Share it :