Shqipëria firmos për luftën globale ndaj evazionit

0570B71D-29EA-4D9D-97CE-BB4A908EEBA4_cx0_cy2_cw86_mw1024_s_n_r1

Në datat 27-29 tetor 2014, në Berlin të Gjermanisë u zhvillua Takimi i 7-të Global Forum (GF) mbi Transparencën dhe Shkëmbimin e Informacionit për Çështjet e Taksave. Ministria e Financave u përfaqësua në këtë takim në nivel ministror, nga kreu i saj, Shkëlqim Cani. Aktiviteti dy ditor u ndoq nga rreth 300 pjesëmarrës të 102 vendeve të ndryshme të botës, anëtarë të Global Forum (Shqipëria është anëtar në këtë Forum nga viti 2012), me pjesëmarrje të 25 ministrave të financave. Kroacia dhe Peruja u bënë anëtarët më të rinj të këtij Forumi duke rritur në 123 anëtarësimet e shteteve.

Rezultati kryesor i këtij takimi ishte angazhimi i vendeve anëtare në rritjen e transparencës në fushën e taksave, si vijon:

  1. a) Angazhimi i shumicës së vendeve anëtare të GF për të zbatuar standardet e reja për Shkëmbimin Automatik të Informacionit deri në vitin 2017 ose në fund të vitit 2018, të shoqëruar me një shprehje të fortë mbështetjeje sidomos për vendet në zhvillim për të marrë pjesë në këtë ambient të ri transparence;
  2. b) Adaptimi, në parim, i Termave të Referencës mbi mënyrën e shkëmbimit automatik të informacionit, i cili do të zhvillohet gjatë vitit 2015;
  3. c) Mbështetje e madhe për vendet në zhvillim për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre në Shkëmbimin Automatik të Informacionit dhe lancimi i Iniciativës Afrikane – një projekt 3-vjeçar për të rritur ndërgjegjësimin dhe ndërtimin e instrumenteve për shkëmbimin automatik të informacionit në këto vende.

Ky takim u finalizua me nënshkrimin e Marrëveshjes Model Shumëpalëshe të Autoriteteve Kompetente. Kjo marrëveshje u nënshkrua në zbatim të nenit 6 “Shkëmbimi Automatik i Informacionit” të Konventës për Ndihmën Administrative të Ndërsjellë në Çështjet Tatimore, të cilën Shqipëria e ka miratuar me ligjin nr. 146/2013, datë 6.5.2013.

Kjo marrëveshje është marrëveshje kuadër, e cila siguron mekanizmin ligjor për shkëmbimin automatik, reciprok, të informacionit dhe do të hyjë në fuqi pasi vendet nënshkruese të bëjnë notifikimet e përcaktuara në këtë marrëveshje.

Vendet nënshkruese ose ndryshe të quajtura Grupi i Adaptuesve të Hershëm, duke ditur se evazioni tatimor mund të trajtohet në mënyrë efektive vetëm në nivel global, janë angazhuar nëpërmjet kësaj marrëveshjeje për miratimin e një standardi të vetëm e të ri global, për shkëmbimin automatik të informacionit të tatimpaguesit;

Sipas standardit të ri global, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë bilancet e llogarive dhe të pronësisë së dobishme. Kjo do të bëjë të mundur çrrënjosjen e krimit të evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal. Ky veprim nga ana e evazorëve zvogëlon të ardhurat publike, dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.

 

Humbësit më të mëdhenj nga bizneset në vitin 2013

 

ARMO është kompania që ka shënuar humbjet më të larta në vlerë absolute gjatë vitit 2013, prej 48 miliardë lekësh (apo 344 milionë euro), nga 12 miliardë lekë që kishin qenë po humbjet në vitin 2012. Të ardhurat e rafinerisë së naftës ishin vetëm 3.34 miliardë lekë në 2013-n. Humbjet e larta operative dhe rivlerësimi i pronës, “zhytën” në humbje kompaninë, që në gusht të vitit 2013 kaloi në pronësi të azerëve të Heaney Assets Corporation.

Bankers Petroleum është kompania më e madhe në vend, sipas xhiros, me një qarkullim vjetor prej 67.7 miliardë lekësh, me zgjerim 29% me bazë vjetore në 2013-n. Por, operatori që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse në Shqipëri, Patos Marinzë, rezulton me një humbje të tatueshme, prej gati 20 miliardë lekësh (gati 30% e të ardhurave të deklaruara), si rrjedhojë e marrëveshjes koncesionare, në bazë të së cilës rezultati llogaritet pasi, nga të gjitha të ardhurat të zbriten të gjitha shpenzimet operative dhe kapitale të bëra nga nënkontraktori. Ndërsa në listën e kompanive më të mëdha të tatimeve, sipas fitimeve fiskale (ku nuk merren parasysh shpenzimet e pazbritshme), Bankers rezulton me një fitim prej 5.8 miliardë lekësh, i treti me fitime më të mëdha në vend pas KESH dhe CEZ Shpërndarje, por nuk paguan tatimfitimin. Edhe në Bursën e Torontos, Bankers ka deklaruar një fitim për aksion të pritshëm prej 0.39 USD. Në Bursën e Torontos, ku është e kistuar, për tremujorin e tretë 2013, kompania ka deklaruar të ardhura neto prej 19.5 milionë dollarë, me një marzh fitimi prej gati 16%, ndërsa në të katërtin të ardhurat neto ranë në 15 milionë dollarë dhe marzhi fitimit në 15%. Për dy tremujorët e parë të 2014-s, Bankers ka deklaruar marzhe më të larta fitimi, përkatësisht 20% në të parin dhe 18.7% në të dytin.

Bankers ka deklaruar se parashikon të dalë me fitim tatimor (të taksueshëm) në Shqipëri për periudhën 2017-2018.

 

 

 

 

 

Share it :