Show i radhës? Ajola Xoxa në SPAK për të dëshmuar për Incenartorët e pasuritë e cmendura të Veliajt?!

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është duke u pyetur nga SPAK. Mësohet se ajo është pyetur si person në dijeni për hetimin e pastrimit të parave. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa më herët ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024,  me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Tek selie e galerisë  ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë u sekuestruan dokumente, para dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :