Shkullaku: SPAK i dorëzuar ndaj Ramës, sistemi mbron njerëzit e pushtetit

Shkullaku: SPAK i dorëzuar ndaj Ramës, sistemi mbron njerëzit e pushtetit

Analisti Armand Shkullaku, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe mënyrës se si, sipas tij, po funksionon drejtësia në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, Edi Rama ka si objektiv kryesor qëndrimin sa më gjatë në pushtet, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme politike dhe institucionale. Ai u shpreh se institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, kanë ndjekur në distancë lëvizjet e Ramës, duke mos treguar pavarësi të plotë.

Në këtë kontekst, Shkullaku përmendi edhe rastin e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilin tha se është një shembull i qartë i ndërhyrjes së sistemit. Sipas tij, në një situatë normale, një gjyqtar do të duhej të tërhiqej moralisht nëse ka konflikt interesi, por kjo nuk ka ndodhur.

Ai argumentoi se sistemi i drejtësisë kontrollohet në mënyrë indirekte nga pushteti politik dhe se zvarritjet procedurale, përfshirë kërkesat për prokurori dhe komunikimet institucionale, tregojnë për një mungesë vullneti për të vepruar në mënyrë të pavarur.

Në fund, Shkullaku vuri në dyshim narrativën për një drejtësi të pavarur, duke theksuar se veprimet konkrete të institucioneve nuk përputhen me këtë pretendim.
Me një mision të caktuar. Është çuar aty për të goditur opozitën, kundërshtarët e Edi Ramës, qofshin opozitë, jo opozitë, brenda, jashtë. Pra, dihet misioni është i qartë. Ajo prandaj është e paprekshme. Nuk është e paprekshme sepse bën çfarë i thotë SPAK-u apo jo, sepse dhe SPAK-u, çfarë po themi, SPAK-u në distancë ka ndjekur deri tani, të paktën deri tani, SPAK-u ka ndjekur gjithë lëvizjen e Ramës dhe misionin që ka Edi Rama. Kush është qëllimi i Edi Ramës? Të rri në pushtet.

Po, atë po, atë e ka arritur. Tani s’ka rëndësi, futemi apo nuk futemi, kjo nuk është me rëndësi më, sepse ne e kemi arritur BE-në. Jemi më të pastër se Gjermania, jemi më lart me standarte, kemi turizmin më të madh në botë. Pra ne standartet i kemi arritur. Ajo është thjesht çështje noterizim. Problemi i Ramës është i SPAK-ut dhe i drejtësisë, nuk është thjesht rasti i Irenës, po në qoftë se Edi Rama ka si mision që të mbajë pushtetin me me çdo çmim, duke për këtë herë pas here…

Dhe sa më gjatë pushtet, aq më shumë koka aty duhet të kërpucësh që të ngrihesh mbi to. Belinda bën ndryshim cilësor në sjelljen e Ramës ndaj drejtësisë dhe të drejtësisë ndaj Ramës, vetëm për faktin që është Edi Rama, nuk është Belinda. Aty ishte Arjola, ishte çuni i Terit, ishte babi i Alqit. Këtu është babi i Belës, që është babi politik që është Rama.

Ky është i vetmi ndryshim. Dhe me të parën përplasje reale që ndodhi, Rama bëri atë që ne kishim thënë, që në qoftë se Ramës s’i do qejfi, ia ul SPAK-ut brekët sa herë të dojë. Dhe ja uli. Sjell kërkesa, nuk ta kaloj. Do rroga më të larta, nuk t’i bëj. Do të ndryshoj ligjin, do të ndryshoj kodin e procedurës penale, do të ndryshoj kushtetutën. Mund t’ju shkrij fare.

Pra me të parën herë që ata ju afruan. Pra SPAK-u është ai bastarda që kemi thënë që ne, ë, që nxori këmbën nga rrethi për t’ju afruar një çikë Edi Ramës. Dhe aty e pamë që SPAK-ut i ranë brekët në fund të këmbës. S’ka. Çfarë do bëjë SPAK përballë Ramës? Kështu që dhe në rastin e Irenës nuk ka nevojë fare t’i çojë mesazhe.

Irena Gjoka e dihet që aty po e mban sistemi. Sistemin kush e përfaqëson? E përfaqëson Edi Rama. Sa u zgjat kërkesa për prokurori? Sa u vonua marrja e një letër-porosie? Si u sorollat, jo KLD-ja, jo KLGJ-ja, jo KLP-ja, jo… për të arritur në një pikë që njëherë ta parashkruanin si vepër, njëherë ta bënin ndryshe. Pra është mision i qartë që po mbrohet një gjyqtare, që ajo normalisht, në një vend, s’po them demokratik se është fjalë e madhe, por në një vend edhe gjysëm-autoritar, kur del që ty të ka shkarkuar nga detyra personi që po e gjykon, moralisht jep dorëheqjen dhe ja cakton një gjyqtari tjetër.

Pse duhet me çdo kusht, ai që unë kam pushuar nga puna të më gjykojë mua? Rasti, me çdo kusht, s’diskutohet fare. Pra aty ishte shumë e qartë që këta janë në mision. Tani ta thonë drejtësia e pavarur. Po pra drejtësia e pavarur është, që kur thotë ai që si mund të ekzistojë SPAK-u për sa kohë Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të lirë dhe SPAK-u i arreston’, u shpreh Armand Shkullaku gjatë bisedës në SYRI TV.

Share it :