Hulumtuesit në Japoni thonë se skanimet e trurit të fëmijëve të cilët kishin shikuar TV për një periudhë të zgjatur kohe treguan një ndikim negativ në funksionin e nivelit të lartë të trurit. Ryuta Kaëashima, profesor në “Division of Cognitive Neuroscience Institute of Development, Aging and Cancer” në Universitetin Tohoku, dhe kolegët e tij thanë se studimi përfshiu rreth 270 fëmijë të moshës 5-18 vjeçar, të cilët shikuan deri në 4 orë të TV në ditë. Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve u skanua duke shfrytëzuar rezonancën magnetike. Hulumtuesit përdorën të dhëna përcjellëse të gjatësisë në pjesëmarrësit e studimit dhe zbuluan se shikimi i zgjatur i TV shoqërohej me një ndryshim negativ në aftësitë verbale dhe anatominë e trurit me kalimin e kohës. Studimi i publikuar në revistën “Cerebral Cortex” gjeti se shikimi i zgjatur i TV ndikoi negativisht në mekanizmat nervore si aftësitë verbale.
Si ta dalloni sulmin në tru?
Arsyeja më e shpeshtë për dëmtimin e enëve të gjakut në tru, të cilat sjellin edhe deri tek sulmi në tru është arterioskleroza. Kjo është një sëmundje e cila sjell deri tek krijimi i shtresave të kolesterolit, të kalciumit dhe lëndëve të tjera në enët e gjakut, gjatë të cilës krijohet ngushtim i tyre, fryrja dhe dobësimi i mureve të enëve të gjakut. Simptomat e para të sulmit në tru ndonjëherë është vështirë të njihen, andaj pacienti mund pësojë një dëm të rëndë të trurit. Simptomat më të shpeshta janë: Mpirja, pafuqia dhe marrja e duarve dhe këmbëve, veçanërisht nëse kjo ndodh në njërën anë të trupit. Kokëdhimbja e menjëhershme, e pasuar me vjellje pa ndonjë arsye të qartë. Çrregullim i të folurit: theksim i vështirësuar dhe i pakuptueshëm i fjalëve, ose pamundësi e plotë për t’u theksuar fjalët. Zvogëlimi ose humbja e shpejtë e të parit, veçanërisht në njërin sy, ose vetëm në gjysmën e fushës së pamjes (shihni me të dy sytë por vetëm gjysmën e pamjes). Humbje e baraspeshës ose koordinimit e lidhur me simptoma të tjera. Marramendje, pasiguri dhe lëkundje gjatë ecjes, rënie të befasishme të lidhura me simptoma tjera.
Soja mbron zemrën e meshkujve
Edhe pse meshkujt kanë qenë më pak të përfshirë në studimet për dobitë shëndetësore të sojës, edhe për ta ka disa rezultate pozitive. Studimet e realizuara kohë më parë kanë analizuar ndikimin e proteinave dhe izoflavoneve të sojës në nivelin e kolesterolit dhe në tensionin e gjakut te meshkujt e moshës nga 45 deri në 59 vjeçe. Ushqimi i tyre kishte përfshirë më së paku 20 gramë proteina të sojës dhe 80 gramë izoflavone të sojës. Ushqimi i grupit kontrollues kishte përmbajtur vaj ulliri në vend të sojës. Rezultatet kanë treguar se grupi që ka konsumuar sojë kishte një ulje të dukshme të tensionit të gjakut dhe të kolesterolit të përgjithshëm në gjak. Por rritja e nivelit të kolesterolit të mirë (HDL), është vërejtur te të dyja grupet.




