Nga Alba KEPI
Ka vende që shembin teatrot për të ndërtuar qendra tregtare e ka qytete që shembin lagje të tëra për të ndërtuar një Teatër.
Ka institucione që për të evituar faoritizmin e lokalizmin, ngrejnë Komisione të pavaruar e ka shoqëri ku sipërmarrësit financojnë ndërtimin e një tempulli kulture si Teatri.
E kjo ndodhte mbi një shekull e gjysëm më parë në një nga qytetet më të steriotipizuara sot për kronikën e zezë e mafian, por një territor unik në historinë e multikulturizmit e identitetit italian.
Kjo është historia e Teatrit Massimo, në Palermo, i treti më i madhi në Europë e Teatri më i madh lirik në Itali ndërtuar rreth 160 vite më parë.
I pozicionuar në sheshin Verdi në qendër të qytetit, Teatri Massimo i ngjan një Tempulli greko-roman, që për ta arritur duhet të ndjekësh shkallët solemne që të orientojnë drejt 6 kollonave të larta deri në kupolën e tij.
Në dy anët e shkallëve gjen skulpturat e dy luanëve në broz që simbolizojnë “Tragjedinë”, vepër e Benedetto Civiletti e “Lirikën” në artin e skulptorit Mario Rutelli.
Mbi traun qëndror të fasadës lexon “Arti rinovon njerëzit e zbulon jetën e tyre. Kënaqësia në skenë është e kotë nëse nuk synon të përgatis të ardhmen”.
Është një ditë e nxehtë shtatori, e nën diellin e Palermos, Teatri Massimo i ngjan një oazi ekzotik ku gjejnë shlodhje turistë të shumtë.
Struktura kaq e magjishme, madhështore e kurioze, të ndjell mikëpritje e paqe.
Nuk ka kalimtar qoftë vendali që nuk ndalet pak caste para saj.
Kush është i palëvizshëm mes trotuarit të gjerë përballë e sikur e sfidon me vështrim, një tjetër nuk ia heq sytë ndërsa ndez cigaren e blerë në kioskën në të majtë ku prej gati një shekulli shitet duhan, ndërsa në shkallë e në kangjellat rreth e qark me mijëra poza po mbushin galerinë e fotove në celularët e vizitorëve të shumtë.
Arkitektura neoklasike e ka bërë këtë Teatër të jetë pa kohë, modern e antik, inovator e tradicional, thjeshtësisht njerëzor.
Dikur ku ai është pozicionuar sot, shtriheshin lagje antike.
U shembën tre kisha, tre manastire e e me dhjetra ndërtesa e banesa për t’i bërë vend ndërtimit të tij me një sipërfaqe prej 7730 metra.
Qe 10 shtatori i 1864 kur Kryetari i Bashkisë së Palermos, Antonio Starabba, kërkoi ndërtimin e një Teatri që i mungonte qytetit, zhvillimit civil të tij si dhe nevojës së banorëve për të admiruar artin lirik.
Bashkia e Palermos hapi një garë publike për arkitektë italian e të huaj për projektin e Teatrit të ri, si dhe vendosi që zgjedhjen ta bëj një Komision pa pjesëmarrjen e sicilianëve por me anëtar të huaj; një gjerman , një francez e një italian, për të evituar favorizitizmin.
U deshën plot dy vite për të shqyrtuar 35 projektet e prezantuara, 12 prej të cilave nga arkitektë të huaj.
Më 4 shtator 1968, Komisioni i gjykimit shpalli 5 vendet e para të projekteve më të mira dhe fitues u zgjodh idea e arkitektit palermitan Giovan Battista Filippo Basile.
U quajt Teatri Massimo, pikërisht për të evidentuar madhështinë e tij; massimo-maksimale (italisht).

Ndërtimi i tij dhe pse u desh më shumë se dy dekada për ta përfunduar u financua nga një grup sipërmarrësish palermitanë më të sukseshmit e kohës.
Gjatë fazës ndërtimore u nda nga jeta arkitekti ideues Giovan Battista Filippo Basile, e u përfundua nga djali i tij Ernesto, dhe ai arkitekt.
Teatri Massimo sot është 360 gradë në dispozicion të qytetit. Gjatë ditës shndërrohet në Muze, ku të rinj stjuardersë veshur në bardhë e zi bëhen e guida e qindra vizitorëve që kërkojnë të njohin historinë e tij. Më 2023 është klasifikuar si Muzeu më i vizituar i Palermos.
E në mbrëmje salla qëndrore e projektuar deri më 3000 spektatorë ushton meloditë më të bukura të operas klasike.
Në këtë shtator 2024, opera Turandot është zgjedhja e parë.
Arkitekti Basile gjithcka e ka konceptuar një himb ndaj muzikës. Kupola e sallës qëndrore i ngjan një rrote me 11 elemente që hapen nën qiell për të lejuar ventilimin e që janë pjesë e veprës së Luigi Di Giovanni titulluar “Triumfi i muzikës.”
Ngjyrat brenda tij janë të ngrohta nga ato të diellit deri në bordon e kadiftë që vesh kolltuqet.
Një nga “qershitë” më të bukura të ambientit të brendshmë është salla Pompeiane, dikur vendi i takimeve të borgjezisë së kohës.
Cdo gjë brenda saj është e lidhur me simbolikën e numrit 7 si 7 planetet, 7 ditët e javës, 7 veset kapitale, 7 notave muzikore, 7 telat e lirës etj.
Kjo sallë i ka paraprirë teknologjisë më moderne të aktualitetit bashkëkohor. 14 portat që e rrëthojnë , 7 të vërteta e 7 të murosura janë projektuar për të evituar përgjimin e bisedave nga një kënd në tjetrin, ndërsa ne mes të saj, ku dyshemeja ka harkuar një rreth qëndror po të flasësh me zë të lartë të duket sikur mban në duar një mikorofon e zëri të ushton si këmbanë.
Teatri Massimo i Palermos mban mbi trup dhe misterin e fantazmës së një murgeshe që thuhet se endet nëpër muret e tij.
Legjenda thotë se ka qënë Nëna superiore e një prej manastirit që u shemb për të ndërtuar Teatrin e se eshtrat e saj të ruajtura në pikën më të lartë të tij, u varrosën bashkë me gërmadhat e manastirit. Thuhet se kush merr shkallët ngjitëse për në sallën qëndrore, pengohet në mënyrë të pavullnetshme në to e është quajtur “strekëmbëshi i murgeshës”.
Bie muzgu e dyert e Muzeut Massimo mbyllen për të hapur ato të TeatrIt Massimo. Njerëz elegantë janë pozcionuar buzë shkallëve. Zonja e zonjusha me fustane të gjata e zotërinj eskluzivisht me xhaketë e kravatë ngjiten për të ndjekur tre aktet e operas Turandot të Puçinit.
Më pas magjia e notave të “Nessun dorma”, i lë vendin rrugëve të Palermos ku askush nuk shkon të fle para mesnate.