SHBA pezulloi vizat, BE fondet, Strazimiri: Më zi se e zeza!

SHBA pezulloi vizat, BE fondet, Strazimiri: Më zi se e zeza!

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri me një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me vendimin e SHBA-së për pezullimin e vizave dhe vendimin e BE-së për të bllokuar fondet për dixhitalizimin.

Sipas deputetit Strazimiri, kjo situatë është më zi, se e zeza.

Reagimi i deputetit të PD-së, Gent Strazimiri:

Pezull në SHBA me vizat e narko-trafikun!

Pezull në BE me fondet e projektet!

Pezull në SPAK me urdhër-arreste!

Pezull me përmbytjet, shembjet e rrugëve, ngricat!

Pezull kur ka shumë shi!

Pezull kur ka shumë diell…

E VETMJA QARTËSI e STABILITET:

* Kinezët e kanë ‘pikën e mjaltit’

* Arabët i falin rruza me xixa dhe e veshin me xhixhillik

Domethënë: Më zi se e zeza!

KAQ!

Share it :