SHBA paralajmëroi Ramën për kartelet dhe pastrimin e parave’/ Mediu: Shqetësim real i Washingtonit
Një delegacion i deputetëve të Partisë Demokratike vizitoi Uashingtonin, ku gjatë takimeve zyrtare zbuluan dhe denoncuan lidhjet e dyshuara të qeverisë shqiptare me kartelet ndërkombëtare të drogës, duke paralajmëruar se Shqipëria po rrezikon të shndërrohet në një “narkoshtet”.
Kryetari i Partisë Republikane dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, u takua në Uashington DC me kongresmenin Pete Sessions, Kryetar i Nënkomisionit për Qeverisjen, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuan forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Mediu theksoi rëndësinë e reformave që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë, si dhe konsolidimin e partneritetit SHBA-Shqipëri.
Kemi pasur një platformë mbi të cilën u bë ky diskutim, një platformë që do të kërkojë analizën e të gjithë pjesëmarrësve për të mbajtur një qëndrim të përbashkët, qoftë në raport me Kosovën, qoftë mbi shpenzimet e mbrojtjes, si dhe për çështje që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe ndalimin e aktiviteteve negative në rajonin e Ballkanit.”
Mediu shtoi se shqetësimet amerikane për Shqipërinë nuk janë të fshehta:
“Ky ka qenë një qëndrim i shprehur nga administrata amerikane, raportet e Departamentit të Shtetit dhe rekomandimet e Departamentit të Drejtësisë, duke përfshirë lidhjet e dyshuara të qeverisë me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Ky është një shqetësim real dhe niveli i diskutimeve tregon seriozitetin e situatës.”
Ai theksoi gjithashtu se çështjet e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri u trajtuan specifikisht në takimet e delegacionit opozitar, duke u dhënë informacion të detajuar autoriteteve amerikane.
Mediu:
Kemi pasur një platformë mbi të cilën u bë ky diskutim, një platformë e cila do të kërkojë analizën e të gjithë pjesëmarrësve që kanë qenë aty për të mbajtur një qëndrim të përbashkët, qoftë në raport me Kosovën, por qoftë edhe me shpenzimet e mbrojtjes, por dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, angazhimeve të përbashkëta për të ndaluar dhe frenuar sektore negative në rajonin e Ballkanit, të cilët tentojnë ta destabilizojnë Ballkanin, qeveri të cilat janë në të njëjtën linjë me Rusinë, siç është rasti i Serbisë, apo edhe probleme që vijnë nga një infiltrim më i madh ekonomik i Kinës në disa vende të Ballkanit, por pa lënë jashtë kësaj edhe Shqipërinë, e cila nuk është imune nga këto faktorë.
Biles, do të thosha të kundërtën e saj. Kjo është absolutisht për Shqipërinë, sepse ky ka qenë një qëndrim jo vetëm në diskutimin që kemi pasur në kongres, domethënë shqetësimi i tyre, por ka qenë një qëndrim i shprehur, domethënë nga administrata amerikane, nga raportet e departamentit amerikan të shtetit, nga qëndrimet që ka mbajtur Departamenti i Drejtësisë, nga rekomandimet që i kanë bërë dhe struktura e drejtësisë në Shqipëri. Domethënë, qëndrimet kanë qenë të hapura, publike, në raport me krimin e organizuar, korrupsionin dhe lidhjet me kartelet e drogës. Pra, ky është një shqetësim real dhe ky është niveli i diskutimeve të kësaj qeverie që është sot në pushtet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk kemi ndonjë diskutim tjetër për ndonjë çështje tjetër, domethënë, të rëndësishme, e cila do të ishte, domethënë, ta flas në kuptimin, politik, t’i shërbente propagandës që do të bënte qeveria. Por ajo që dua të them është kjo, që në të gjitha takimet që kanë pasur përfaqësuesit e opozitës me vete, si në Departamentin e Shtetit, edhe në Kongresin Amerikan, çështjet dhe problemet në Shqipëri të korrupsionit dhe të krimit kanë qenë çështje edhe specifike, edhe me emra, të trajtuara dhe të dhëna në gjykimin tonë se si është situata, por në shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për atë çka po ndodh në Shqipëri




