SHBA njofton bojkot diplomatik të Lojrave Olimpike Dimërore në Kinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar një bojkot diplomatik ndaj Lojrave Omlimpike Dimërore, që do të zhvillohen në Pekin në vitin 2022.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se asnjë delegation zyrtar nuk do të dërgohet në këtë eveniment në Kinë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me të drejtat e njeriut dhe rekordin e këtij shteti në raport me këto të drejta.

Megjithatë, atletët amerikanë mund të udhëtojnë drejt Pekinit dhe do të kenë mbështetjen e qeverisë.

Kina ka njoftuar më herët, se do të marrë masa nga ana e saj, në rast të një bojkoti.

Demokratët dhe republikanët kanë qenë bashkë në thirrjet për bojkot të, si një formë proteste ndaj abuzimeve të Kinës me të të drejtat e njeriut.

SHBA-të e akuzojnë Kinën për genocid ndaj muslimanëve Uigurë dhe për aktet që shtypin të drejtat politike në Hong Kong.

Share it :