Serilizimi/ Gjyqtarja rrëzon SPAK: Ilir Beqaj të akuzohet për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, i kërkon SPAK të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Gjykata kërkoi të akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kjo është një akuzë më e rëndë se sa ajo që kishte dërguar Prokuroria e Posaçme në seancën paraprake.SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e sterilizimit, duke e akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre.

Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.

Prokurorët e çështjes morën 30 minuta kohë për kërkesën e gjyqtares, nëse do të pranojnë t’ia ndryshojnë akuzën ish-ministrit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :