Romanët kanë arritur të fitojnë bindshëm 2-0 ndaj Kaljarit duke marrë një tre pikësh qëiçon në vendin e parë
Shqiponjat e Lacios dështuan në misionin e tyre për të fituar ndaj Xhenoas, duke shtuar edhe më shumë zërat se të kaltërit nuk po kalojnë një formë të mirë
Seria A ka rezervuar emocione dhe supriza në ndeshjet e saj të mbetura.Pas përfundimit të derbit midis Milan dhe Juves që mbaroj me fitoren e këtyre të fundit dje u zhvilluan edhe ndeshjet e mbetuar.Dy nga sfidat më të rëndësishme ishin ato midis Romës dhe Kaljarit dhe Lacios me Xhenoan. Ndeshja midis romanve dhe Kaljarit 13 minuta, aq sa i mjaftuan skuadrës së Garcias për të shënjestruar fitoren e 3-të rradhazi ne kampionat. Pjesa tjetër e ndeshjes përvec pjesës së golave nuk nuk do të kujtohet për spektaklin, edhe pse njëri nga dy trajnerët quhej Zeman, pasi Cagliari nuk tregoi asnjë nga karakteristikat e tij siç ndodh në këto ndeshje të rëndësishme. Gjithçka është meritë e një nisjeje të zjarrtë të Romës që prodhoi rastin e parë që në minutën e 4-ët, me Destron që në qëndër të zonës provoi të suprizoi Kragno. Gjashtë minuta më pas erdhi avantazhi i verdhekuqve, minuta e 10-të,m Manolas shërbeu në qendër për Gervinjo, hapja për Florenzin dhe krosi në qendër për Destron që festoi golin e parë sezonal me tifozët, duke nderuar fanellën. Pas vetëm 3 minutash ndeshja dukej se do të vinte, lancim për Keita, Gervinho u arratis në pozicion të rregullt dhe nuk kontrolloi mirë, por kthimi i topit favorizoi Florenzin që dyfishoi me të djathtën për të kërcyer më pas në tribunë që të përqafonte gjyshen. Ndërsa nga Kaliarit nuk kishte reagim.Goditje dënimi e Sau për tentativën që përfundoi pak lart dhe një tjetër goditje me kokë e Ibarbos që i paraproi Yanga Mbiva në të 43 por pa rrezik.Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra kjo edhe për shkak të kushteve atmosferike.Në të të 53 De Sanctis i duhej të dilte për të penguar Saun e lëshuar drejt golit.Roma vijoi kontrollin, në të 63 provoi Maicon nga jashtë ashtu si në të 78 Naingolan, Zeman kishte provuar të ndryshonte skuadrës me 3 zëvendësimet që në minutën e 59 mirëpo këto nuk kishin efekt.Kështu ndeshja u mbyll me shifra të pandryshara me një Romë që duhet tq qeshë për suksesin.Genoa gjeti suksesin e parë në kampionati duke fituar 1-0, ndeshjen më të vështirë, përballë një Lazio që për një periudhë të gjatë ishte padrone e fushës, por që ju desh të ndalej nga një Perini i jashtëzakonshëm. Ishte një pjesë e parë e pabesueshme, me Genoan që nuk ja dilte të merrte inisiativë dhe vuajti tmerrësisht cdo ide të Lazios, rastet për bardhekaltërit ishin të shumta, vetëm Djordevic pati 4 shanse, por gjeti vetëm një traversë, në minutën e 36-të.Perin ishte jashtëzakonshëm ndaj Lulic në minutën e 15, ndërsa në kampin tjetër Kucka dështoi në një kundërsulm, falë zotësisë në dalje të Etrit Berishës, dhe kjo ishte gjithshka u pa nga Genoa në pjesën e parë. E dyta ishte disi më e ekuilibruar me Lazion gjithsesi më të rrezikshme me Candrevën në të 63. Në minutën e 70 u fut në fushë edhe Lorik Cana për të zëvendësuar Gentilettin e dëmtuar, por ishte futja në fushë e Pinillas ajo që vendosi ndeshjen.Në minutën e 85 De Vrij mori kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrjen me dorë ndaj Bertolaçin duke lënë Lazion me 10 lojtarë dhe vetëm dy minuta më pas erdhi goli i Pinilla. Qendërsulmuesi kilian shënoi me kokë duke u hedhur mbi sugjerimin e Pinotit, për të cuar në delir kuqeblutë që me këtë gol shkuan të sigurtë drejt një triumfi të madh për ta.
75 milionë euro për shërbimet e Strotman
Roma ka paralajmëruar Mançester Junaitid se duhet të paguajë 75 milionë euro nëse dëshiron të marrë shërbimet e Kevin Strootman.Mesfushori holandez një kohë të gjatë ka qenë cak i menaxherit Louis van Gaal, për shkak se ata kishin punuar së bashku në ekipin kombëtar.Roma ia ka bërë të qartë Mançester Junaitid se nëse ata duan të nënshkruajnë me 24-vjeçarin, ai do t’u kushtojë atyre rreth 75 milionë euro. Djajtë e Kuq tashmë kanë harxhuar mbi 200 milionë eur gjatë verës në nënshkrimet e reja, me Angel Di Maria që kushtoi 75milionë, aq sa Roma e vlerëson Strootman. Një vlerë e madhe por që për Junaitid mund të jetë një objektiv i realizueshëm nëse i nevojitet Van Gal.
Garsia: Toti ofron siguri
Tekniku i Romës pas ndeshjes u shpreh pa ndeshjes se Toti është një ndër elementët më të rëndësishëm të fitores në skuadrën e tij.“Nuk iu qasem ndeshjse duke menduar për rotacionet – ndonjëherë këto vendime merren nga ju”.“Unë vetëm shikoj se kush janë lojtarët më të mirë për t’u përballur me rivalin” “Kur Toti luan, ai shpesh futet thellë për të mbledhur topa dhe na jep neve më shumë posedim top. Vizioni i tij na jep neve diçka më shumë”, ka thënë Garsia.
Godelli thyen rekordin kombëtar
Daniel Godelli konfirmohet shtangisti më në formë në kampionatin kombëtar të peshëngritjes që u zhvillua në kryeqytet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Nënkampioni i Evropës theu rekordin kombëtar në stilin e shkëputjes duke ngritur 166 kg, 3 kg më shumë se ish-peshëngritësi Ilir Suli, që detyrohet t’ia lërë podin sportistit peqinas, raporton BotaSot. Në shtytje Godelli ngriti 192 kg, duke zënë vendin e parë në dygarësh me 358 kg.Për shkak të një problemi fizik u tërhoq nga gara kampioni i Evropës Erkand Qerimaj, i cili u mjaftua me vetëm 155 kg në shkëputje, ndërsa nuk mori pjesë në këtë kampionat Romela Begaj.Në kategorinë e meshkujve spikatën Bruno Muha i Teutës për peshën 56 kg, Emanuel Lushi i Vllaznisë për peshën 62 kg, Alban Hoxha i Elbasanit për peshën 69 kg, Krenar Shoraj në peshën 85 kg, Sopot Sula më peshën 94 kg dhe në fund Saimir Meta i Elbasanit në peshën 105 kg. Renditjen ekipore e kryeson Teuta e ndjekur nga Elbasani dhe Tirana. Në konkurrimin e femrave në peshën 48 kg triumfoi Ana Jovani e Skënderbeut, në peshën 53 kg Shqiponja Brahja e Shtërmenit, në peshën 58 kg Sherjana Ruci e Tiranës, në peshën 63 kg Maria Veli e Skënderbeut dhe në peshën +75 triumfoi Besarta Kollozi e Tiranës. Sa i përket renditjes ekipore kryeson Skënderbeu i ndjekur nga Tirana dhe Shtërmeni.




